Home»Lifestyle»Historia e një vajze të verbër, që shpejt i harroi të gjitha të mirat

Historia e një vajze të verbër, që shpejt i harroi të gjitha të mirat

Ishte një vajzë e verbër, që e urrente veten e saj, për shkak se nuk mundej të shikonte. Ajo i urrente të gjithë, përveç të dashurit të saj, që e donte aq shumë. Ajo thoshte vazhdimisht se, sikur të mundej të shihte botën, do të martohej menjëherë me të dashurin e saj.

Një ditë, dikush i dhuroi një palë sy dhe pas kësaj, ajo mundej që të shihte gjithçka, duke përfshirë edhe të dashurin e saj. Ky i fundit i tha: “Tani që mundesh ta shohësh botën, a do të martohesh me mua?”

Vajza u trondit kur pa që i dashuri, ishte edhe ai i verbër, dhe refuzoi të martohet me të.

I dashuri u largua duke qarë, dhe më pas, i dërgoi një pusullë ku i shkruante:

“Vetëm, të lutem kujdesu për sytë e mi”. / Bota.al

2 Comments

  1. katerina
    14/11/2017 at 17:19 — Reply

    “Vetëm, të lutem kujdesu për sytë e mi”
    mos ndofta eshte perkthyer gabim?
    ka dashur te thote ,kujdesu per syte e tu?

    • 14/11/2017 at 20:39 — Reply

      IDeja eshte qe vajzes i jane dhene syte e djalit dhe ai eshte bere i verber. ndaj i thote syte e mi. nuk eshte gabim

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *