Home»Sport»“Fozza Inda”: Kur kinezët bëhen padronët

“Fozza Inda”: Kur kinezët bëhen padronët

Interi kinez

Era kineze e futbollit italian fillon me këto fjalë: «Interi dhe Suning ndajnë një vizion të përbashkët». Është ora 19 e 15 minuta e 29 qershorit 2016 dhe ai që po flet është pronari i ri i Interit, biznesmeni kinez Zhang Jindong, në videointervistën e tij të parë të regjistruar në Itali. Dita në të cilën Zoti Zhang vendos që t’i paraqitet publikut italian nuk është një datë e çfarëdoshme. Vetëm pak orë më parë asambleja e ortakëve të Interit, e mbledhur në një hotel me 5 yjë në zemrën financiare të Milanos, ratifikon zyrtarisht kalimin e shumicës së kuotave të klubit (68.55%) grupit privat Suning, zinxhiri më i rëndësishëm kinez i shpërndarjes së elektroshtëpijakeve dhe elektronikës, me më shumë se 1600 dyqane midis Kinës, Hong Kongut dhe Japonisë, i të cilit Zoti Zhang është pronari dhe themeluesi. Lajmi pushton faqet e para të gazetave kryesore italiane: risia nuk është edhe aq në faktin që një klub historik si Interi, një ndër më të vjetrit e futbollit italian që ka marrë pjesë në të gjitha kampionatet e Serisë A nga viti 1929, po bëhet me pronësi të huaj.

Në fakt, qysh nga nëntori i 2013, 70% e aksioneve të klubit zikaltër kishte kaluar në duart e një biznesmeni aziatik, indonezianit Erick Thohir. Që për më tepër, për habinë e tifozëve, i ishte bërë edhe president: i 21-ti në renditje kronologjike, por i pari jo italian, 105 vite nga themelimi i ti. Fakti vërtet i ri ka të bëjë me aktorët e kësaj ndodhie: për herë të parë aksionisti i vetëm italian, Massimo Moratti, del krejtësisht nga skena. Pas 16 vitesh presidencë dhe fitimit të po aq trofeve, midis të cilave ai i tripletës që në 2010 bëri të famshëm Interin në të gjithë botën, emri i Moratti nuk do të shfaqet më në organigramën e Interit të ardhshëm. Pastaj është aktori i dytë, Republika Popullore e Kinës, që për herë të parë në historinë e futbollit italian hyn në pronësinë e një skuadre të Serisë A.

«Sikur të na kishin thënë pak vite më parë se Interi do të ishte bërë kinez, do të qeshnim me të madhe», na tregojnë Fedele Maurano dhe Alberto Ambrosino, Presidente dhe Zëvendëspresident i Inter Club Belli të Romës, i 7-i për nga rëndësia në klasifikimin kombëtar, dhe i 8-i në atë botëror, me 540 ortakë vetëm në kryeqytet. Na kanë lënë takim në një mbrëmje speciale, 9 mars 2017, data e përvjetorit të 109-të e formimit të Interit. Në fakt kur i takojmë në një restorant të Romës ku kanë organizuar festimet me projektime videosh, kore, balerina braziliane dhe ushqime pa fund, pjesa më e madhe e tyre mban në kokë një bombetë të zezë. Një kopje identike me atë që mbanin drejtuesit e parë të Interit, të pavdekësuar në një fotografi bardhezi që tifozët e Inter Club Belli të Romës e kanë vëndosur bukur në qendër të çdo tavoline. Dhe nuk është rastësi që për të shpjeguar reagimin ndaj blerjes së skuadrës së tyre nga ana e një kolosi kinez, Maurano dhe Ambrosino të vendosin që të nisen pikërisht nga kjo fotografi. «E shikoni këtë zotërinë majtas, me bombetë dhe mustaqe? Është piktori Giorgio Mussani. Ka qenë ai në vitin 1908 që krijoi simbolin e skuadrës tonë dhe që i dha emrin: zgjodhi ta quanin Internazionale, për të treguar se do të ishte e hapur ndaj ortakëve dhe lijtarëve të huaj. Ne kemi lindur pikërisht nga kjo hapje ndaj së jashtmes, nga pozicionimi i 44 drejtuesve disidentë të Milanit që me 9 mars të mbledhur disa hapa larg nga Duomo, në restorantin “L’Orologio”, vendosën që të mos e respektonin ndalimin e klubit kuqezi për të rekrutuar në radhët e tij të huaj. Slogani që u krijua atëhere dhe në të cilin e gjejmë veten akoma sot është: “Do të quhet Internazionale sepse ne jemo vëllezër të botës”.

Kjo për të thënë se nuk kemi asnjë paragjykim ndaj të huajve. Sigurisht që kur kemi mësuar se akuadra jonë do të përfundonte në duar kineze jemi ngurtësuar dhe e kemi bërë sepse deri më atëhere të thuaje Kinë në Itali nënkuptonte restorantet me abazhurët e kuq, dyqanet e vogla me plot gjëra, laboratorët fjetina në Prato, industrinë e falsit apo, siç do të thuhej në Romë, të “letrave”. Kurse tani kanë hedhur shumë para në pjatë. Kanë disbursuar 128 milion euro për blerjen e paketave aksionere të Moratti e të Tohir, 142 milion të tjera si shtim kapitali. Pa llogaritur që kanë marrë mbi vete borxhin me Goldman Sachs dhe se kanë investuar në lojtarë të rinj dhe të rinj të moshë. Djali i vetëm i Zotit Zhang ka blerë shtëpi në Brera dhe e ndjek personalisht hap pas hapi skuadrën, gjë që në sytë tanë është demonstrimi sesa në vëmendje e kanë pronarët e rinj kinezë Interin. Dhe nuk shpenzojnë sa për të thënë. Nuk ka ardhur pasaniku budalla i radhës, të kuptohemi. Kanë objektiva të deklaruar, një plan afatgjatë për të realizuar dhe një qëndrueshmëri ekonomike të madhe. Emrin Suning në Itali deri më tani nuk e njihte askush, por në Kinë është një perandori. Kështu që, në analizë të fundit, ka pak për të qeshur».

Cilat janë objektivat e deklaruara e grupit Suning për Interin? I ka zbërthyer vetë Zoti Zhang në videomesazhin e 29 qershorit: të veprohet në mënyrë të atillë që Interi të arrijë majën e klasifikimit të Serisë A dhe të kampionateve europiane, duke vazhduar «t’u përmbahet vlerave të menaxhimit profesional» dhe duke mbështetur investimet bazë duke filluar nga formacioni i të rinjve. Në intervistën ekskluzive për Inter Channel, Zoti Zhang flet kinezçe. Titrat në italisht shpalosen në një inkuadrim që e paraqet gjysmëbust përpara 3 Kupave të Kampionëve të fituar nga Interi 2 Ndërkontinentale 1 Botëror dhe 3 Kupa UEFA. Pastaj kamera bën zoom në plan të parë kur Zoti Zhang ngre grushtin lart dhe shqipton fjalët e tij të para në italish: “Forza Inter”, por duke pasur parasysh theksin e tij kinez, bëhet «Fozza Indaaaaa». Brenda pak orësh videoja bëhet bum në rrjetet sociale.

Por, duke lënë ironinë menjanë, thirrja luftarake «Fozza Indaaa» e Zotit Zhang zbulon një risi. Për herë të parë opinioni publik italian vetëdijësohet për një fenoment që deri më atëhere i përkiste interesit të analistëve ekonomikë dhe financiarë: në pak vite Italia është bërë objektivi kryesor i investimeve kineze në Europë. Dhe është mirë të sqarohet menjëherë: këtu nuk po flasim për «kinezë të Italisë» të gjeneratës së dytë apo të tretë protagonistë të blerjes së restoranteve, bareve, parrukerive të qendrave tona historike, por për kapitale të mëdha që vijnë nga Pekini për pushtimin e kompanive tona më të famshme. Nëse deri 15 vite më parë bizneset e mëdha kineze në Itali numëroheshin me gishtat e dorës, duke u përqëndruar për më tepër ë konglomerate shtetërore me seli tregëtare jashtë vendit, sot kompanitë italiane në duart e investitorëve kinezë janë 235, u japin punë 13000 punonjësve dhe prodhojnë 5.5 miliard euro të PBB-së tonë. Bëhet fjalë për kompani fringo të reja, të krijuara ex novo nga investitori kinez, si për shembull qerka kërkimore për teknologjitë ëireless e hapur në 2011 në Segrate nga gjigandi i telekomunikacioneve Huaëei. Por edhe për blerje e pjesëmarrje në kuptimin e vërtetë të fjalës, që sipas fotografisë të bërë nga databaza Reprint në bashkëpunim me Politeknikun e Milanos, Universitetin e Studimeve të Breshias dhe Fondacionit Itali – Kinë, në 89% të rasteve shikon investitorin kinez të mbajë kontrollin e kompanisë italiane ku merr pjesë.

Dhe nuk po flasim për kompani të vogla, por për ajkën e ajkës të Made in Italy tonë: bizneset e para që janë bërë kineze kanë qenë padovania Meneghetti, prodhuese frigoriferësh, dhe kompania historike e motoçikletave pezareze Benelli. Pastaj ka qenë radha e kompanisë automobilistike De Tommaso, e specializuar në prodhimin e makinave të garës, dhe i grupit toskan Salov, pronar i markave të vajit të ullirit Sagra e Berio, dhe një xhiro prej mbi 300 milion eurosh në tregun italian, amerikan dhe anglez. Dhe nuk është e gjitha, pasi, siç do ta shohim na kapitullin e dytë, në 2012 është bërë me mazhorancë kineze grupi Ferretti, lider botëror i jahteve luksoze, dega Riva e të cilit ka projektuar dhe ndërtuar xhevahire të nautikës më të famshëm në skenën ndërkombëtare. Gjithmonë në 2014 është bërë kineze është shtëpia e modës Krizia e Mariuccia Mandelli, e shitur stilistes, biznesmenes dhe, pse jo, inxhinieres, Zhu Chongyun, një prej grave më të pasura të Kinës, pronare e kolosit të prêt-à-porter Shenzhen Marisfrolg Fashion. Por investimet që ngjallin më shumë bujë kanë qenë sidomos dy: blerja në 2014 nga ana e kolosit shtetëror kinez State Grid, kompania më e madhe elektrike në botë, e 35% të CDP Reti, kompanisë së kontrolluar nga Cassa Depositi e Prestiti, që nga ana e saj mban paketat e shumicës së kompanive Terna e Snam, domethënë rrjetin elektrik dhe furnizimin me gaz të Italisë. Gjithmonë i 2014 është edhe shitja nga ana e Fondo Strategico Italiano, dega për investimet e Cassa Depositi e Prestiti, e 40% të kompanisë Ansaldo Energia, lidere në ndërtimin e centraleve elektrike, kompanisë shtetërore kineze Shanghai Electric. Por qershia mbi tortë vjen me 23 mars të 2015, kur faqet e parë e të gjitha gazetave italiane japin lajmin e mbretëreshës së të gjitha vlerjeve: domethënë të marrëveshjes për t’i kaluar kompanisë publike kimike kineze ChemChina kontrollin e grupit të 6-të italian, fytyrës par excellance të kapitalizmit tonë, kompaninë Pirelli.

Sikur të donim të zgjidhnim një imazh që ta sintetizonte më së miri këtë histori nuk ka gjë më të mirë se tifozët e Inter Club Belli të Romës me fanellën zikaltër dhe emrin e sponsorit historik të saj Pirelli, tashmë të dyja me pronësi kineze. Është nga ky moment që mediat nisin të flasin për shopping kinez, pasi në këtë pikë është e qartë për të gjithë se Republika Popullore nuk është më djepi i eksporteve loë cost, por ka hyrë si protagoniste në sallonin e mirë e industrisë tonë dhe në sektorët strategjikë të vendit tonë. Dhe nëse ka durim të lexohen komentet e lëna në faqet kryesore internetore e sajteve sportive dhe të përgjithshme italiane për videon «Fozza Inda» të Zotit Zhang, ajo që del është pikërisht gjendja shpirtërore e italianëve përballë këtij ndryshimi marshi. Ka që si përdorues «dàie» shkruan tek «Gazzetta dello Sport» se «më së fundi dikush me para të vërteta vjen të investojë në një vend në prag të falimentimit», kush si «Koment Zyrtar» pyet nëse kupat prapa Zotit Zhang janë Made in China dhe kush pastaj pyet nëse futbolli mos përfaqëson gjë tjetër nga Kali i Trojës me të cilin Republika Popullore synon të kolonizojë Kontinentin e Vjetër në krize dhe me tabelën «në shitje» të varur në qafë. Domethënë ajo që pyetet është sesa është i qëndrueshëm dhe i sinqertë zbulimi i futbollit nga ana e Perandorisë së Mesit, sa janë të pafundme resurset financiare dhe nëse qëllimi është ai që të qëndrojnë gjatë apo të arrijnë qëllimin e t’ia mbathin. Për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve nuk ka asgjë më të mirë sesa të nisesh nga historia personale e Zotit Zhang: të bëhet një portret i këtij biznesmeni 53 vjeçare, një lloj self made man allakinez, na ndihmon që të tregojmë një veçanti gjithçka, domethënë historinë e ndryshimeve të Kinës bashkëkohore.

Sikur të duhej të imagjinohej kjo histori si film, skena e parë do të fillonte me një zoom in nga lart, nga territori i pafundëm kinez përreth provincës më të vogël të Perandorisë së Mesit: Anhui. Jemi në brendësi të deltës së Lumit të Kaltër as 500 kilometra larg nga Shanghai, në mes të rrugës midis qyteteve të pasura e hiper të industrializuara të bregut lindor dhe zonave të Kinës qendrore që kanë përfituar pak nga zhvillimi i madh. Një territor i pasur në vendburime natyrore dhe që mirëpret industri të mëdha nxjerrëse dhe kimike, markat më të rëndësishme kineze të automobilave. Por kur lindi Zoti Zhang, në 1963, Anhui nuk ishte akoma asgjë nga të gjitha këto. Përkundrazi, në agimin e Republikës Popullore, konsiderohej si provinca ekonomikisht më e prapambetur e Kinës lindore. Më pas qe radha e «Hopit të Madh Përpara», planit 5 vjeçar të reformës ekonomike e politike që në synimet e Maos do të duhej ta bënin Kinën të konkurronte me shpejtësi me botën perëndimore nëpërmjet kolektivizimit të tokës dhe kalimit në shoqërinë industriale. Qenë vitet e parrullës «prodhoni çelik» dhe e ndërtimit të digave e centraleve elektrike. Por qenë edhe ato që në Kinë i quajnë «3 vitet e hidhura», vite zije buke dhe mjerimi midis 1959 dhe 1962 duke shkaktuar miliona të vdekur. çfarë i ka mundësuar djalit të një familje jo të pasur në Provincën Anhui, i lindur midis Zisë së Madhe dhe Revolucionit Kulturor, që të bëhet në harkun e 20 viteve një prej njerëzve më të pasur në botë, me një pasuri perosnale të vlerësuar nga revista “Forbes” me 4.1 miliard dollarë? Padyshim nuhatja për biznes dhe përkushtimi proverbial ndaj punës që i karakterizon gjithmonë kinezët. Por mbi të gjitha merita e tij ka qenë ajo e pasjes së idesë së duhur në momentin e duhur.

Momenti i duhur janë vitet ’90, ato të bumit ekonomik të shkaktuar nga politika e liberalizimit të Reformatorit të Madh, Ten Hsiao Pinit. Për herë të parë Kina hapej ndaj investimeve të huaja, por edhe ndaj sektorit privat brenda vetes, duke i dhënë hapësirë të re rolit të sipërmarrësve. Nuhatja e duhur qe ajo që kish parashikuar potencialin e klasës së mesme të sapolindur kineze. Perandoria biznesore e Zotit Zhang lindi në 1990 në Nankin, një nga katër kryeqytetet e lashta e Perandorisë Qiellore dhe sidomos qendër kryesore tregtare e Kinë lindore. I quajtur edhe Furra e Madhe prej temparaturave të larta që gjatë periudhës së verës e bëjne qytetin të padurueshëm. Zhang ishte transferuar këtu për të studiuar letërsi kineze, por duke mos qenë i pasur kishte gjetur një punë si instalues kondicionerësh. Pas 6 vitesh punë në këtë sektor, Zhang ka nuhatjen se do ta ndryshojë jetën e tij: kupton se kondicionerët, që atëhere ishin mall luksi, shpejt do të bëheshin një elektroshtëpijake gjithnjë e më e aksesueshme dhe e kërkuar nga klasa e mesme kineze që po lindte. Një mall për të gjithë njerëzit. «Kina ofron mundësitë më të mira», ka thënë Zhang për «The Telegraph» në 2009, duke shpjeguar se suksesi biznesor i tij nuk do të kishte mundur të replikohej në asnjë vend tjetër dhe në asnjë moment tjetër. Në fakt, nga njëjra anë qeveria po i inkurajonte konsumet e brendshme nëpërmjet një plani të madh stimuluesish, midis të cilëve një ulje prej 13% për një gamë të gjerë elektroshtëpijakesh të bardha. Nga ana tjeëtër, duke filluar nga 2009, një masë gjithnjë e më madhe në numër personash po spostohej nga fshatrat në qytetet e mëdha ku po hapeshin qindra kantiere. Kjo nënkuptonte perspektiva të reja punë dhe një kërkesë e madhe mallrash konsumi për shtëpitë e reja. Midis të cilëve kondicionerët.

Kështu që në 1990, bashkë me vëllain, me para të kursyera dhe një hua prej 100000 juanësh, Zoti Zhang merr me qira një dyqan prej 200 metrash katror në zonën tregëtare të Nankinit dhe nis të shesë kondicionerë. Fillimisht me shumicë dhe më pas me pakicë. Duke paraqitur fillimisht një koncept të ri: instalimin falas. Pas 12 muajve të parë nga hapja, dyqani i parë Suning ka një sukses të hatashëm: 60 milion shitje dhe 1 milion e gjysmë fitim. Është atëhere që i pambushuri të 30-at Zhang ka një ide tjetër: atë të krjimit të një zinxhiri shpërndarës në kuptimin e vërtetë të fjalës të elektroshtëpijakeve, por edhe të produkteve elektronike. Një lloj Unieuro kineze, ku mund të blihen lavatriçe, frigoriferë, por edhe televizorë e celularë. Edhe në këtë rast duke shfrytëzuar planet zhvillimore të qeverisë, që nuk ka dashur kurrë ta cedojë kontrollin e shpërndarjes së madhe në duar të huaja. Në 2004 grupi Suning kuotohet në Bursën e Shenzhenit dhe çdo 4 ditë hap një dyqan të ri në të gjithë Kinën, duke arritur që të ketë 1600 pika shitjeje në 60 qytete, midis të cilëve një seli qëndrore në Nankin prej 180000 metrash katror, me shumë hotele luksoze në krah. Pastaj në 2009 lançon një platformë e-commerce që bëhet aq e rëndësishme sa tërheq vëmendjen e Alibaba, kolosit kinez të tregëtisë online, që në 2015 blen 20% të Suning, duke lëvruar 4.6 miliard dollarë. Është kështu që grupi iu drejtuar nga Zoti Zhang ka kaluar nga 10 punëtorët fillestarët në 180000 e sotëm dhe ka arrisur të bëhet një prej bizneseve private më të rëndësishme të Kinës, me një faturim prej 17.6 miliard dollarësh. Numra që të bëjnë të mendosh për një shumëkombëshe, edhe pse në realitet deri në 2011 grupi Suning ishte i përqëndruar sidomos në Kinë. Pikërisht në ato vite Zoti Zhang ka një tjetër nuhatje të rëndësishme kur kupton se në Kinë grupi i tij nuk mund të rritet pafundësisht. Kështu që adopton dy strategji që edhe një herë akoma tregojnë shumë për Kinën e sotme: zgjerimin jashtë vendit me qëllim për t’u bërë një markë globale dhe diversifikim oferte duke investuar në sektorin emergjent, futbollin.

Por si ka mundësi futbolli? Mund të ngrihet si objeksion. Pikërisht sporti që ka qenë gjithmonë thembra e Akilit e Kinës, e zonja të mbizotërojë në disiplinat individuale, por sigurisht jo në ato të skuadrës? Boll të mendosh se jo shumë kohë më parë, në Olimpiadën e Pekinit të 2008, Kina ka siguruar vendin e parë në medalje (me 51 ari, 21 argjendi dhe 28 bronzi), por në kompeticionet e topit kishte dalë kokëulur, duke koleksionuar2 humbje dhe 1 barazim. Pastaj në 2010 Kina humbet edhe kualifikimin në Kupën e Botës. Me zhgënjimin e madh të tifozëve: po, sepse në Kinë futbolli luhet pak, por shikohet shumë. Të teseruarit në Vendin e Dragoit janë rreth 0.05% e popullsisë. Thërmija po të krahasohen me gjermanët (7.6%), të shtëpisë tonë (2.5%) dhe deri të Shteteve të Bashkuara, ku futbolli vuan që të ngrihet (1.31%). Kurse numrat ndryshojnë kur flitet për futbollin – spektakël: sipas të dhënave të përcjella nga «Sole24ore» në 2013 më shumë se 346 milion spektatorë kanë ndjekur ndeshjet e Super League. Pastaj ka qenë ndeshja kundër Australisë, për gjysmëfinalet e Kupës së Azisë në 2015, që me 27 milion spektatorët ka qenë eventi më i ndjekur në historinë e televizionit kinez. Pa numëruar pastaj tifozët kinezë që shkojnë në stadium: në sezonin 2015 – 2016 kanë qenë 5.33 milion. Domethënë një goxha biznes. Dhe me potencialitete të konsiderueshme rritjeje, por të kihet parasysh se ndërsa në të kaluarën qenë sidomos ndeshjet ndërkombëtare ato që i mbanin fansat të ngjitur pas televizorit, qysh kur Kina është lëshuar në blerjet e merkatos së futbollit, duke u zhvatur klubeve të huaj me blerje milionëshe trainerë e lojtarë të dorës së parë, futbolli kinez nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka fituar tifozë.

Ai që ka ndezur shkëndijën e këtij revolucioni të futbollit ka qenë Presidenti Xi Jinping personalisht, me synimin që ta spostojë qendrën gravitacionale të futbollit nga Kontinenti i Vjetër në Azi. Dhe e ka bërë me medotën kineze, domethënë me sistemin e zakonshëm e planifikimit shtetëror: një plan programatik të reformimit të futbollit që individualizon objektiva dhe etapa afatmesme e fatgjata. Domethënë: brenda 2020 të formojë 50 milion futbollistë midis nëxnësve dhe praktikuesve (10 milion më pak se gjithë popullsia italiane), të hapë 20000 akademi shtetërore futbolli dhe të ndërtojë 70000 fusha të reja. Brenda 2030 skuadrat kombëtare duhet të arrijnë majat e Asian Cup dhe në 2050 të presë e të fitojë Kupën e Botës. Fillimisht Xi Jinping e ka futur futbollin si lëndë të detyrueshme në shkollat fillore për 5 orë në javë. Pastaj u është drejtuar biznesmenëve që dëshirojnë të investojnë në futboll, duke i favorizuar me stimuj fiskalë, por sidomos duke u mbështetur mbi ndërtimin e infrastrukturave që do të shërbejnë për të pritur Kupën e Botës. Në Kinë ka një proverb që thotë: «Atje ku ka një vullnet, ka një rrugë». E sigurtë është se vullneti që vjen nga Presidenti personalisht është rregull i mirë për investitorët kinezë të çdo natyre që t’i kushtojnë vëmendje. Midis atyre që i është përgjigjur këtij apeli është edhe Zoti Zhang. Në dhjetorin e 2015 blen për 73 milion euro Jiangsu Sainty Football Club, skuadrën e Nankinit që militon në kampionatin e parë kinez të Super League. E ka ripagëzuar Jiangsu Suning dhe kërkon ta rilançojë me blereje faraonike lojtarësh të huaj si brazilianët Ramirez e Alex Teixeira. Por për të optimizuar menaxhimin e produktit dhe të shfrytëzojë tregun e madh e tifozëve kinezë, Zotit Zhang i duhen dije, traditë dhe prestigj. Është atëhere që për Zotin Zhang Kontinenti i Vjetër bëhet më shumë se kurrë interesant. Dhe është të paktën për dy motive: Europa është mbretëresha e padiskutueshme e futbollit të nënkuptuar si industri argëtimi, që prodhon para dhe ka nevojë për para. Dhe në të njëtën kohë duket në sytë e tij si një lëndinë në pjesën më të mirë ende e virgjër për bizneset e e-commerce, ajka e perandorisë Suning. Dhe Zoti Zhang nuk është i vetmi. Disa muaj më parë, në janarin e 2015, grupi imobiliar Dalian Wanda, numri dy i real estate botëror (në pronësi të manjatit Wang Jianlin, biznesmeni i dytë privat më i pasur i Kinës pas themeluesit të platformës të e-commerce Alibaba, Jack Ma) kishte marrë 20% e Atletico Madrid pasi ka blerë Infront, domethënë shoqërinë më të madhe të marketingut sportiv në botë që shpërndan të drejtat televizive për Botërorët e futbollit, dhe ka investuar aq shumë para sa është bërë sponsori i parë kinez i FIFA-s. gjithmonë në Spanjë janë bërë kineze Granada dhe 45% e Espanyol. China Energy Company ka marrë në fakt 60% të klubit Slavia Praga. Por është mbi të gjitha futvolli kinez ai që ka tërhequr vëmendjen e investitorëve kinezë: Aston Villa, Birmingham dhe Wolwerhampton kanë kaluar tërësisht nën kontrollin e grupeve kineze, ndërsa holldingu CMC (China Media Capital) ka blerë 13% të Manchester City.

Por shoppingu kinez në botën e futbollit europian nuk ndalet tek klubet: për të vendosur në regjim sistemin shërbejnë të mëdhenjtë e futbollit botëror për të shërbyer si magnetë në tërheqjen e të rinjve dhe tifozëve. Kështu Kina është hedhur në tregun e futbollit me blerje milionëshe: midis blerjeve më të kushtueshme ato të Graziano Pellè i blerë nga Shandong Luneng Taishan, të brazilianëve Hulk e Oscar të blerë nga Shanghai SIPG dhe të argjentinasit Carlos Tevez të blerë nga Shanghai Shenhua. Pastaj është edhe një skuadër të cilës i detyrohet suksesi i futbollit midis tifozëve kinezë: Guangzhou, klubi i parë kinez që ka fituar një edicion të Champions League aziatike në 1990. Pasi ka rënë nga kategoria për motive korrupsioni, në 2007 është blerë nga Evergrande Group, një prej kompanive imobiliare më të rëndësishme kineze që ka investuar menjëherë në lojtarë dhe sidomos në trainerë. Në 2012 bleu Marcello Lippi, i cili solli me vete disa lojtarë të dalë fitimtarë nga Botërori: Gilardino, Cannavaro e Diamanti, të cilët e ndihmuan të fitojnë 3 kampionate radhazi në Super League dhe për herë të parë në historinë e futbollit kinez të Asian Football Confederation Champions League. Me hap të njëjtë, Evergrande ka synuar tek të rinjtë dhe ka shpenzuar 185 milion për të ndërtuar shkollën më të madhe të futbollit në botë, pa prekur blerjet milionëshe dhe bonuset e majme për të zhvatur nga Real Madridi trainerët më të mirë spanjollë. Veç kësaj, sot 13 nga 16 trainerët e kampionatit kinez vijnë nga jashtë. Dhe të gjithë janë të nivelit të lartë po qe se mendohet për emra si Felipe Scolari, Sven Goran Eriksson e Alberto Zaccheroni. «Kur arrita në 2010 si konsulent për krijimin e një rrjeti vëzhguesish që të shkonin e të gjenin të rinjtë më të mirë midis Kinës dhe Amerikës Jugore, Federata më priti duke më thënë se puna ime do të ishte thelbësore për atë që partia e konsideronte si një prej misioneve më të rëndësishme: bërjen një fuqi futbollistike», tregon për gazetarin Battistuzzi të «Il Foglio» Jan Torek, një prej europianëve të parë të zbarkuar në Chinese Super League. «Në 6 vjet ka ndryshuar gjithçka: Presidenti i republikës ka përshpejtuar ndryshimet dhe biznesmenët kanë investuar kapitale të konsiderueshme. Kanë ardhur trainerë të kalibrit ndërkombëtar, lojtarë të famshëm dhe me sponsorët e tyre e vëmendje mediatike. Pse? Sepse është një do ut des, një formë mecenatizmi i interesuar. Politika po përgatit sa më mirë terrenin për Botërorin dhe do të jetë shumë për të fituar. Dhe jo vetëm në terma prestigji. Futbolli kët hap dyert për t’u futur në kujdesin e partisë dhe kjo çon në tendera dhe kontrata të rëndësishme».

Domethënë përshtatja me vijën politike e diktuar nga partia të përkthehet në avantazhe. Por çfarë ka të bëjë futbolli me planin e rilançimit të Kinës të ndjekur nga Presidenti Xi Jinping? Për Giorgio Cuscito, analist i revistës gjeopolitike «Limes» që e takojmë në Romë pas botimit të një vëllimi me shumë faqe pikërisht për këtë argument, investimet kineze në futboll janë një biznes shtetëror dhe përfaqësojnë majën e ajsbergut të një plani më të madh: Zhongguo Meng, ëndërra e madhe kineze, ajo e spostimit të qendrës gravitacionale ekonomike dhe politike nga Perëndimi në Lindje dhe kthimi i centralitetit Kinës. «Xi Jinping është shtyrë nga arësye ekonomike dhe gjeopolitike më shumë sesa sportive. E para, investimi në futboll është një mënyrë për të konsoliduar markat e saj jashtë vendit dhe diversifikuar investimet në një moment ku ekonomia kineze po ngadalësohet dhe monedha mund t’i zhvlerësohet. Për rreth 30 vjet përqindja e rritjes së PBB-së ka qenë e barabartë me 10%, për të zbritur më pas nga 2011 e këtej. Vetëm disa ditë më parë, me 5 mars, gjatë Diskutimit mbi Gjendjen e Kombit në Kongresin e Popullit (Parlamentin kinez) Kryeministri Li Keqiang ka deklaruar se ekonomia në 2017 do të rritet me rreth 6.5%, pas 6.7% në 2016 dhe 6.9% në 2015 që ishte tashmë përqindja e rritjes së PBB-së më e ulët në 25 vitet e fundit. Lokomotiva kineze po ngadalësohet pasi sistemi i bazuar mbi eksportet po nis të thërmohet. Dhe këtu vijmë në motivin e dytë për të cilin Kina ka nisur të investojë në futboll. Eksportimi e bën vendin të prekshëm ndaj nevojës së tregjeve të huaja. Veç kësaj, ky model është mbështetur nga investime shumë të mëdha publike në mbështetje të manifakturës dhe infrastrukturash që e kanë fryrë borxhin publik. Por Kina ka 1 miliard e 400 milion banorë, që nëse transformohen në konsumatorë mund të hapin një treg të brendshëm gjigant. Por këtij tregu i dihet çdo gjë dhe fitbolli është një sektor ku konsumatorët kinezë mund të shpenzojnë shumë para. Qysh tani numri i tifozëve që shkojnë në stadium është rritur ndjeshëm. Hapi i ardhshëm do të jetë ai i televizioneve me pagesë. Pastaj është edhe një aspekt tjetër i biznesit futboll që ofron një prizëm leximi më të gjerë mbi investimet kineze në Kontinentin e Vjetër. Por flas për investimin e skuadrave kineze për fituar dijen atletike dhe menaxheriale nga jashtë. Po ta shikosh mirë, është e njëjta logjikë që drejt investitorët e Republikës Popullore në blerjen e kompanive italiane: vënie në zotërim e teknologjisë dhe e kompetencave me nivel të lartë për të rritur statusin cilësor të ekonomisë kineze. Domethënë kalimin nga sasia tek cilësia».

Por të gjitha këto transformime nuk janë padhimbje: rreth ndryshimit ekonomik në Kinë po konsumohet një luftë e vërtetë për pushtet. Qysh kur është emëruar President, Xi Jinping ka nisur një fushatë obsesive kundër korrupsionit në parti, në ushtri dhe në kompanitë e mëdha shtetërore. Na shpjegon akoma Giorgio Cuscito: «Lufta kundër korrupsionit është funksionale me këtë transformim ekonomik që parashikon një liberalizim më të madhe edhe në fushën financiare dhe privatizimin e një kuote të rëndësishme të kompanive shtetërore, shpesh opake dhe gjithsesi të bërë barrë e rëndë për arkat publike. Por është një pjesë e shoqërisë kineze që i kundërvihet ndryshimit të statuskuosë, pasi ka përfituar nga kjo situatë. Të gjitha këto janë ndryshime delikate që mund të ndikojnë mbi konsensusin ndaj partisë dhe, në analizë të fundit, mbi stabilitetin e vendit». Por paqëndrueshmëria, për një vend të madh si Kina ku veç të tjerash pabarazitë sociale mbesin të mprehta, mund të jetë fatale. Futbolli shërben edhe për këtë: të përmirësojë perceptimin e Kinës në botën e jashtme dhe të zhvillojë ndërkohë një ndjenjë agregimi kombëtar, në një vend ku individualizmi është rritur me hap të njëjtë me aspiratat kapitaliste. Ndërkaq bashkë me futbollin vëmendja e Kinës ndaj ekonomisë së vendit tonë është bërë gjithnjë e më evidente. Në Kinë kanë një proverb që thotë: kur një shigjetë është futur në hark, herët a vonë duhet ta gjuash. Do të ishte mirë të mbahej parasysh tani që shigjetat e parë kanë qëlluar në shenjë dhe Italia mbetet në shënjestrën e harkëtarit kinez.

 

Inter – Milan: një derbi i paparë ndonjëherë

«Kushedi sesi i thuhet “Gëzuar Pashkën” në kinezçe? Do të ishte mirë të mësohej duke qenë se tashmë është Kina ajo që vendos, deri edhe kur mund ta shikojmë derbin tonë». Kushdo që është gjendur në Milano me 15 prill të 2017, një ditë përpara Pashkës, sigurisht që do t’i ketë dëgjuar fjalë si këto nga ana e tifozëve dhe jo. Po, sepse kjo datë shënon një kalim epokal për Milanon: për herë të parë në historinë mbi 100 vjeçare të të dy klubeve menegine, derbi do të kalojë nga darka në orën e drekës. Motivi? Për ta parë ndeshjen në mbrëmje në tregun televiziv aziatik. Domethënë t’u bëhet një favor kinezëve, me diferencën orare, që të mund të shikonin ndeshjen të rehatuar në kolltuk përpara televizorit. Nga ana tjetër, nëse arka është plot, traditat mund edhe të ndryshojnë: po flasim për një basen që vetëm në Orient vlen 566 milion spektatorë, kundrej 186 milion europianëve. Së bashku e kanë bërë derbin Milan – Inter ngjarjen më të ndjekur në historinë e kampionatit. Me paqen e mirë të Matteo Salvini, lider i Lega Nord dhe tifoz kuqezi, që kishte deklaruar se nuk do ta shikonte derbin në shenjë proteste kundër globalizimit të topit: «E spostojnë ndeshjen në 12 e 30 minuta për nevoja televizive? Nuk është më derbi i Milanos. Le ta shikojnë në Pekin», kishte deklaruar në La7. Vetëm për të postuar më pas në Facebook një selfie me berretën kuqezi në kokë.

Në fund të fundit ai i 15 prillit nuk është derbi i parë i orës 12 e 30 minuta. Është edhe derbi i parë kinez: faktikisht në fushën e San Siros nuk është vetëm Interi i Zotit Zhang, por edhe Milani i Li Yonghong. Surpriza brenda vezës së Pashkës ka qenë pikërisht kjo: pas një traktative shumë të gjatë që kishte marrë tonet e një telenovele mes shtyrjesh, problemesh burokratike, çeqesh dhe autorizimesh, tri ditë përpara Pashkës sanksionohet zyrtarisht kalimi i dorëzimeve të Milanit në një grup kinez. Pas 31 vitesh menaxhimi, Silvio Berlusconi e dorëzon skeptrin e klubit kuqezi. Milani kalon kështu nga një president i njohur në të gjithë botën si Silvio Berlusconi në një njeri pak të njohur bile në Kinë. Po, sepse deri në fund, përveç së panjohurës që marrëveshja të mos realizohej prej mungesës së parave kesh, ka qenë edhe misteri se kush ishte pronari i ri i Milanit. Dy janë dallimet karshi Interit të Zotit Zhang: parasëgjithash në këtë rast nuk flitet për një, por për shumë investitorë. Një grup i drejtuar pikërisht nga financieri Li Yonghong. Në ndryshim nga Zoti Zang, Presidenti i ri i Milanit i pëlqen pak dritat e mëdias dhe për pasurinë e tij personale dihet vërtet pak, aq sa nuk përfshihet në klasifikimet e manjatëve më të pasur të bëra nga Forbes. Ajo që arrihet të dihet për të, siç rindërtohet nga Carlo Festa tek «Sole24ore», është se është një broker i prirur të bëjë biznes nëpërmje shitblerjes së kompanive në periudhë afatshkurtër dhe se për të blerë Milanin i është drejtuar huasë nga nana e një fondi amerikan investimesh.

Është e rëndësishme të nënvizohet sesi në Kinë nuk lëviz qimja po nuk deshi qeveria. Është Xi Jinping idhtari i këtij projekti: për të arritur të përgatitur në mikpritjen, ka mundësi duke mos dalë qysh në turin e parë duke bërë figurë të keq, e Botërorit 2030, duhet investuar. Të investosh do të thotë të blesh skuadra futbolli, sigurisht, por edhe të importosh trainerë e lojtarë të mirë, teknologji të mira indoor e outdoor etj. Ama duhet thënë se Pekini nuk është Dragoi i 10 viteve më parë, që mund të shpenzonte e të zgjerohej. Futbolli intereson që çke me atë punë, por diktati i Pekinit është: mirë të investosh në këtë sport, por pa shpërdioruar. Faktikisht në qershor të 2017 Autoriteti Kinez i Kontrollit të Kreditimit u ka kërkuar bankave që të vcerifikojnë ekspozimin e tyre ndaj 5 bizneseve të mëdha kineze që kanë drejtuar fushatën e blerjeve jashtë vendit. Dhe midis këtyre do të ishte edhe Sino Europe Zhejiang Rossoneri, instrumenti financiar i përdorur për blerë Milanin. Borxhi i kompanive është bërë një problem serioz për Kinën, në pikën që vetë qeveria e cila fillimisht e ka lejuar dhe stimuluar, tani po fillon të frikësohet dhe të marrë masa. Nga ana tjetër, në kapitalizmin shtetëror të markës kineze edhe futbolli ka një regji qeveritare dhe emri i regjisorit është ai i Xi. Presidentit i pëlqen futbolli dhe e di se nëpërmjet këtij sporti mund të ushtrojë një soft power të mrekullueshëm (e kujtoni selfie e tij me Sergio Aguero e Manchester City dhe David Cameron? Ngjalli habi dhe simpati të madhe), ama jo në kurriz të paqes sociale dhe të ekonomisë të një vendi që nuk rritet më me dy shifra.

(nga libri “Fozza Cina” i autoreve Sabrina Carreras dhe Mariangela Pira)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / Bota.al

Materiali nuk mund të kopjohet

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *