Home»Magazine»FILLIME TE VESHTIRA / Papa Françesku ishte roje diskoteke, Donald Trumpi mblidhte shishe…

FILLIME TE VESHTIRA / Papa Françesku ishte roje diskoteke, Donald Trumpi mblidhte shishe…

Mund të jetë e kollajtë të imagjinosh se njerëzit më të pushtetshëm dhe me ndikim në botë, jetojnë një sferë, larg prej nesh, vdekatarëve të zakonshëm. Por nuk është tamam kështu…

Shumë prej tyre e kanë nisur me punë të vogla, të vështira, për të fituar diçka.

Donald Trump mblidhte shishe

Udhëheqësi amerikan u bë i pasur, por babai i tij donte që t’i mësonte vlerën e parave.

Babai i tij e çonte në kantiere, ku ai dhe vëllai i tij kërkonin shishe bosh për t’i kthyer për para, ka thënë Trump për Forbes. Ai tha se nuk ka fituar shumë, por ka mësuar të punojë për të fituar paratë.

Barack Obama shiste akullore

Si adoleshent i rritur në Honolulu, Obama zuri punën e tij të parë në Baskin-Robbins Ice Cream Bar, shkruan Time.

Jeff Bezos punonte në kuzhinën e McDonald’s

Themeluesi dhe CEO i shitësit me pakicë online Amazon filloi të punojë në kuzhinat e McDonald’s gjatë verës kur ishte adoleshent, sipas librit “Mundësi e Artë: Karriera të Spikatura që Filluan tek McDonald’s”.

“Gjëja më e lodhshme ishte që të vazhdonim të nxirrnim gjërat në ritmin e duhur”, tha Bezos. “Menaxheri i McDonald’s ishte i shkëlqyer, kishte shumë djem që punonin për të dhe ai ishte në gjendje të na mbante të përqendruar, madje edhe duke u argëtuar”.

Papa Françesku, truprojë në diskotekë

Para se Jorge Mario Bergoglio t’i bashkohej Jezuitëve si prift, të bëhej Kryepeshkop i Buenos Airesit, më pas kardinal, dhe në fund të merrte diademën papnore – duke u bërë Papa Françesku – ai bëri një numër punësh jo tamam “glamour”.

Sipas Shërbimit të Lajmeve Katolike, në moshë të re, Papa u testua në një laborator kimik, fshinte dyshemetë si kamerier dhe punonte si truprojë në një bar.

Warren Buffet shpërndante gazeta

Buffett donte të fitonte dhe të kursente para që kur ishte djalë i vogël. Sot, kryetari dhe CEO i Berkshire Hathaëay ka një pasuri të vlerësuar prej 53.5 miliard euro, sipas Forbes, duke e bërë atë një nga më të pasurit në botë.

Në moshën 13-vjeçare, Buffett kalonte mëngjeset duke shpërndarë kopje të The Washington Post, sipas biografisë së tij. Në të njëjtin vit, ai investoi $ 1200 të kursimeve të tij në 16 hektarë tokë bujqësore.

Oprah Winfrey punonte në dyqan ushqimesh

Perandoria mediatike e Winfrey e ka bërë atë gruan e parë miliardere që ka 2.6 miliardë euro pasuri, sipas Forbes. Para se të arrinte në majë, ajo bëri gjithçka për të dalë nga një fëmijëri e vështirë dhe e varfër.

Kurjetonte me babain e saj në Nashville si adoleshente, ajo punoi në një dyqan ushqimesh pranë berberit të babait të saj, raporton bota.al.

Michael Dell lante pjata në një restorant kinez

Si themelues dhe CEO i Dell Inc., Michael Dell ka patur një rritje të fuqisë gjatë ngritjes së kompjuterit personal. Sot ka një pasuri prej 14.3 miliardë euro, sipas Forbes. Por përpara se të kontribuonte në përhapjen e PC, punën e parë e pati si pjatalarës në një restorant kinez, në moshën 12 vjeç, sipas asaj që shkruhet në biografinë e tij.

Hillary Clinton mbikëqyrte parkun e fëmijëve

Clinton shkruan në autobiografinë e saj “Hard Choices” se ka patur të parën punë të paguar, përveç të qenit një babysitter, në moshën 13 vjeçare, si mbikëqyrëse e parkut të fëmijëve, pak kilometra larg shtëpisë së saj në periferinë e Çikagos, në Park Ridge, Illinois.

Ish-Sekretarja e Shtetit dhe senatorja amerikane thanë se duhej të bënte vajtje-ardhje me një karrocë të mbushur me topa, shpata lodër dhe vargje litarësh, për tre ditë në javë, gjatë gjithë verës.

“Prindërit e mi besonin në pavarësinë dhe punën, dhe i bënë fëmijët të kuptonin vlerën e një dollari dhe dinjitetin e një pune të mirë,” shkruan ajo.

Michael Bloomberg punonte në parkim

Ish kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut që sot ka një pasuri prej 45 miliardë euro sipas Forbes, vjen nga një familje e klasës së mesme. Si student në Universitetin John Hopkins, ka punuar në një parkim për të paguar shkollën.

Medlin Ollbrajt shiste reçipeta

Ollbrajt u bë e para Sekretare Shteti grua në kohën e presidentit Clinton. Ajo erdhi në SHBA si refugjate politike nga Çekosllovakia, kur familja e saj antikomuniste ishte e kërcënuar prej partisë komuniste të vendit të saj.

Punën e parë e pati si shitëse reçipetash në një dyqan të madh në Denver, sipas Forbes. Ndoshta nuk fitoi asgjë, por mësoi të ketë të bëjë me njerëzit në situata të vështira. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *