Home»Enciklopedike»Atlantida / Endrra e Napoleonit dhe vizioni i Zhyl Vernit

Atlantida / Endrra e Napoleonit dhe vizioni i Zhyl Vernit

Tërheqja pas piramidave të lashta, pati edhe një “viktimë të famshme”. Kur pushtoi Egjiptin në vitin 1799, Napoleon Bonaparti, politikan dhe ushtarak themelues i perandorisë franceze, mori me vete një grup të gjerë studiuesish, gjë që nuk ishte parë asnjëherë në një fushatë ushtarake.

Zbulimet e arkeologëve të Napoleonit shkaktuan një mani të vërtetë për çdo lloj gjëje të lashtësisë, dhe shtynë më vonë një shkrimtar francez, Zhyl Vernin, që të sillte në vëmendje të të gjithë botës, historinë e Atlantidës, e cila deri në atë kohë ishte e ditur vetëm për pak frekuentues të bibliotekave ezoterike. Prezantimi i Atlantidës që bëri Verni në 20 mijë lega nën det, botuar në 1870, është ndoshta përshkrimi më magjepsës i qytetit të humbur, që nga kohët e Platonit.

Libri njohu një sukses të jashtëzakonshëm. Ilustrimet që e shoqëronin shfaqnin njerëz që ecnin mes tempujve grekë të fundosur nën oqean. Një ide intriguese e cila tërhoqi gjithnjë e më shumë interesin e lexuesve për Atlantidën.

Përshkrimi që i bëri Verni kontinentit të humbur, në një humnerë vullkanesh nën Oqeanin Atlantik, ishte kaq bindës, saqë shtyu më vonë shkrimtarë nga e gjithë bota që të përpiqeshin që të demonstronin se Atlantida kish ekzistuar vërtetë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *