Home»Showbiz»Angelina po ia bën të vështirë Brad Pitt-it

Angelina po ia bën të vështirë Brad Pitt-it

Prej kohësh aktorja e njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë zyrtarizuar ndarjen e tyre dhe gjërat po shkojnë drejt divorcit. Së funmi ëshë raportuar se ajo po ia bën të vështirë procedurën divorcit ish-bashkëshortit të saj, Brad Pitt.

14 muaj pasi Joli dorëzoi kërkesën për divorc dhe kërkoi kujdestarinë e fëmijëve të saj, një burim ka raportuar se Pitt i ka ofruar Jolie një shumë parash në mënyrë që martesa e tyre të përfundonte në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Brad i ka kërkuar avokatit të tij t’i japë Angie çfarëdolloj shume parash që ajo dëshiron në mënyrë që të përfundojnë divorcin, pavarësisht se ata kanë të firmosur një çertifikatë paramartesore”, ka thënë një burim i brendshëm për revistën “In Touch Ëeekly”. Sipas burimit, Pitt dëshiron që t’i japë Jolie gjysmën e pasurisë së tij prej 250 milionë dollarësh por këto duken se nuk janë mjaftueshëm për Jolie. “Angie ka hedhur poshtë çdo ofertë montare”, ka shtuar burimi./ Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *