Home»Magazine»7 tradita të mrekullueshme. Pse suedezët festojnë më bukur se të gjithë

7 tradita të mrekullueshme. Pse suedezët festojnë më bukur se të gjithë

 

Kur bëhet fjalë për pushimet e kafesë, dizajnin minimalist dhe ekuilibrin e punës dhe të jetës, suedezët e bëjnë më mirë se kushdo.  Sigurisht që jemi kureshtarë, se si miqtë tanë të veriut festojnë festat. Më poshtë, shtatë tradita suedeze që mund t’i përfshini në festime.

PRITJA ESHTE GJYSMA E ARGETIMIT

Edhe pse ngjarja kryesore festohet në pragun e Krishtlindjeve, suedezët e dinë se pritja dhe përgatitja është gjysma e argëtimit. Në AdventSunday (katër të diela para Krishtlindjeve), i pari prej katër qirinjve ndizet për të filluar numërimin drejt festës, zakonisht duke shijuar një gotë me glögg dhe kek me xhenxhefil. Pastaj, çdo të dielë ndizet një qiri shtesë derisa më në fund, vjen Krishtlindja.

DEKORIMET JANE TE THJESHTA

Në stilin klasik skandinav, suedezët i mbajnë dekorimet e pushimeve natyrale dhe rustike – asgjë e shkëlqyeshme apo e zhurmshme. Kurora të holla lulesh në dyer, zymbylë në tryeza, qirinj në çdo dhomë dhe zbukurime kashte.

DHURATAT JEPEN PASI BIE ERRESIRA

Harroni kërcimin nga shtrati për të hapur dhuratat, sapo zgjoheni. Në Suedi, fëmijët dhe të rriturit presin deri sa perëndon dielli në pragun e Krishtlindjeve, përpara se të shohin çfarë u ka sjellë Santa nën pemë. Sigurisht, ndihmon shumë fakti që errësira bie rreth orës 2 të drekës në pjesën më të madhe të vendit, kështu që të paduruarve nuk u duhet të presin shumë.

DHE ATO MBESHTILLEN ME RIME

Suedezët nuk vendosin urime të gatshme të blera në dyqan. Mbështjellëset janë shumë të thjeshta, dhe ai që jep dhuratën shpesh vendos një poemë për të qeshur në pako, e cila lë të kuptohet se çfarë mund të ketë brenda. Hmmmm… çfarë mund të bëjë rimë me bluzë kashmiri?

TE GJITHE SHOHIN TE NJEJTEN SHFAQJE TELEVIZIVE, ÇDO VIT

Çdo prag Krishtlindjesh, në orën 3 të drekës, suedezët mblidhen rreth televizorit për të parë një seri të vjetër të Donald Duck (“Kalle Anka”) të Disneyt, nga vitet 1950. SHohin pak a shumë të njëjtën gjë çdo vit.

VAKTI KRYESOR SHERBEHET SI NE BUFE

Mund ta njihni konceptin suedez të smorgasbord, dhe në pragun e Krishtlindjeve suedezët festojnë me një julbord. Ka shumë peshk (salmon i tymosur sidomos) plus proshutë, brinjë, lakra, patate dhe sigurisht, qofte suedeze. Që do të thotë se ka nga një gjë për të gjithë.

SEZONI I PUSHIMEVE MBARON NE 13 JANAR

Ashtu si ka një fillim të qartë të festave, ka edhe një fund të qartë. Në 13 janar (Dita e Shën Knutit), familjet heqin dekorimet dhe kërcejnë përreth pemës së Krishtlindjeve, para se ta hedhin atë nga dritarja. Gjithashtu përfundojnë së ngrëni ato që kanë mbetur nga Krishtlindjet. / Përgatitur nga: Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *