Home»Uncategorized»10 gjërat që një mashkull i dashuruar i bën gjithmonë

10 gjërat që një mashkull i dashuruar i bën gjithmonë

A më do vërtet? Kjo është pyetja e çdo vajze, kur njeh një djalë të interesuar për të. Në fakt, dallimi i shenjave se një mashkull është i dashuruar që në fillim të lidhjes, është paksa i vështirë. Ndërkohë, me kalimin e kohës, këto shenja fillojnë dhe bëhen më të dukshme. Por cilat janë provat që tregojnë se ai është pa asnjë dyshim i dashuruar me ty?

  1. Përpiqet të mbajë kontakt viziv me ty.

Kontakti viziv bën pjesë në gjuhën e trupit dhe nëse ai përpiqet gjatë gjithë kohës të ketë kontakt viziv me ty, dije ai ka rënë në dashuri me ty.

  1. Interesohet për ty.

Kur ai të pyet dhe interesohet për mënyrën se si ndihesh, më shumë se sa për paraqitjen tënde të jashtme, kjo sërish tregon se ai të do.

  1. Të prezanton me miqtë e tij.

Kur një mashkull të respekton shumë dhe ndjen për ty, mezi pret të të prezantojë me miqtë e tij. Atij nuk i intereson se çfarë do të mendojnë ata për ty, thjesht do të tregojë para shokëve se sa i lumtur ndihet në marrëdhënie me ty.

  1. Të prezanton me familjen.

Pas miqve, vijnë familjarët. Normalisht është pak e vështirë për një djalë të të prezantojë me familjarët e tij, sidomos me prindërit, por kur ai e bën këtë gjë, dije se ai të do vërtet.

  1. Të bën për të qeshur.

Të jesh e dashuruar me dikë, nuk ka të bëjë me diçka të ngurtë dhe serioze. Në të kundërt, në lidhje me dikë duhet të kënaqesh, të bësh gallata. Nëse ai të bën të qeshësh, të bën të ndihesh speciale, dije se të do vërtet.

  1. Është pak xheloz.

Është normale që ai që të do, të ndihet pak xheloz për ty, por gjithmonë brenda disa limiteve. Xhelozia e ka bukurinë e vetë në një lidhje, por pa u kthyer në obsesion, apo në sëmundje, dhe mbi të gjitha pa cënuar lirinë tënde.

  1. Mezi pret të kalojë kohë me ty.

Sapo i krijohet pak kohë e lirë, mashkulli që të do, të telefonon ose të shkruan menjëherë për ta kaluar atë kohë me ty. Nuk ka rëndësi se sa shumë kohë takoheni, qoftë edhe një takim i shpejtë në rrugë. Mjafton që atë pak kohë të lirë që mund të ketë, ai do ta kalojë me ty.

  1. Flet për të ardhmen tuaj.

Nëse ai të shkruan apo të flet për plane të së ardhmes, me shumë mundësi ai të do dhe dëshiron të ketë një raport shumë afatgjatë me ty. Asnjë mashkull nuk flet për të ardhmen, nëse nuk është i sigurtë për ndjenjat e tij.

  1. Të mbron.

Kur një mashkull përpiqet të të ofrojë mbrojtjen e tij, kjo tregon se ai ka emocione dhe ndjenja të forta për ty. Nëse ti ke dalë me miqtë apo mikeshat e tua, apo nëse je vetëm diku, ai do të të shkruajë ose do vijë të të bëjë shoqëri, vetëm që ti të ndihesh e mbrojtur. Kjo është një shenjë e padiskutueshme, se ai të do.

  1. Të thotë “Të dua” dhe nuk rri dot për një kohë të gjatë i nxehur me ty.

Nëse ai nuk rri dot gjatë i mërzitur me ty, por përpiqet të të telefonojë, apo të të ftojë në kafe për t’i zgjidhur problemet tuaja, dije se të do. Nga ana tjetër, edhe pse meshkujt në përgjithësi e kanë pak të vështirë t’i shprehin ndjenjat e tyre, një mashkull i dashuruar, nuk e ka fare problem të të thotë “Të dua” me gjithë zemër, pa u ndjerë aspak në siklet.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *