Home»Horizonte»Mistere»Zgjidhet misteri më i madh kriptografik

Zgjidhet misteri më i madh kriptografik

Çfarë thotë dorëshkrimi Voynich, libri që askush s’mund ta lexonte

Kanë kaluar 600 vjet që kur një autor anonim u ul e shkroi pa e ditur se kohë më vonë do të shndrrohej në një mister kriptografik, më të madhin në histori. Ka një alfabet të panjohur dhe gjatë shekujve mbajti në zgrip ekspertët që hodhën disa teori që nga dorëshkrimet alkimike deri tek ditarët e një gjuhe të panjour dhe jo në përdorim. Ky mister duket se mbaroi. Kohët e fundit Nicholas Gibbs, ekspert i historisë në mjeksi publikoi një artikull në British Times Literary Supplement, në të cilin qartëson se dorëshkrimi është në fakt një dorëshkrim mjeksor.

Dorëshkrimi Voynich mori emrin e një antikuari italian që e zbuloi në vitin 1912. Teksti është i pakuptueshëm. Askush nuk ka mundur ta lexojë. Për shkak të bimëve të rralla, grave të zhveshura dhe krijesave të çuditshme u spekullua se bëhej fjalë për një traktat farmaceutik, botanik, biologjik dhe astrologjik. Në vitet 60 u supozua se ai lloj shkrimi ishte një gjuhë natyrale sepse përmbushte ligjin e Zipf-it, që mat përsëritjen e fjalëve për të parë nëse është një gjuhë ose jo. Gjuhët e shpikura nuk e ndjekin këtë rregull mjaftueshëm. Tani Gibbs mundi të vendosë disa lidhëza latine. Lidhëzat zhvillohen sipas ligjeve të të shkruarit. Teksti përbëhet nga shkronja të një fjale që bashkë përfaqësojnë të gjithë fjalën, jo si një monogram. Mendojmë se mjeksia në Mesjetë kishte një element supersticioz. Ata që e aplikonin vërtet besonin në ndikimin e planetëve, prandaj janë edhe ilustrimet zodiakale. Teksti është fokusuar në tema gjinekologjike dhe funksiononte si një dorëshkrim mesjetar për mjeksinë që përfundoi me një system simbolesh. Duket se është një dorëshkrim për udhëzime për shëndetin dhe mirëqenien e grave të një shtrese të lartë. -Ka të ngjarë që të jetë përshtatur për një njeri të vetëm, – shprehet Gibbs. Mbetet akoma për të zbuluar. Shkurtimet herë pas herë nuk marrin një kuptim. Mungon akoma një indeks që të shërbejë si fjalor, një moment që sot duket i largët. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *