Home»Uncategorized»Trajneri i Francës vazhdon punën i sigurt, federata rinovon kontratën

Trajneri i Francës vazhdon punën i sigurt, federata rinovon kontratën

Pasi siguroi kualifikimin në botërorin rus, duke renditur Francën në vendin e parë, Didier Deschamps ka marrë një ‘dhuratë’ nga Federata e tij. Trajnerit të kombëtares franceze i është rinovuar kontrata, deri në vitin 2020, duke i besuar atij edhe evropianin e ardhshëm.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Federata Franceze e Futbollit, nëpërmjet një postimi në Twitter-in zyrtar të saj. Didier Deschamps drejton Francën prej shtatorit të 2012-ës, ndërsa në evropianin e 2016-ës arriti të shkojë deri në finale, ku humbi përballë Portugalisë.

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *