Home»Horizonte»Shkence»Studime të plota mbi genomin e njeriut të Neandërtalit

Studime të plota mbi genomin e njeriut të Neandërtalit

Njeriu i Neandërtalit është specia më e afërt me njeriun. Ai u nda nga ne disa qindra mijëra vite më parë. Një studim mbi Homo Neanderthalensis  na lejon të kuptojmë evoluimin tonë, shkëmbimin e geneve që ndodhën mes dy specieve tona dhe për pasojat mbi shëndetin tonë që nga niveli i kolesterolit deri tek rreziku i skizofrenisë. Nga dy studime të publikuara të kërkuesve është arritur të merren të dhëna nga dy individë që i përkasin Homo Neanderthalensis  dhe është arritur të përcaktohet sekuenca e ADN-së e një femre. Fosilet e gjetura në Vindija në Kroaci, datojnë 40-45.000 vite më parë.

Pyetjet kryesore. Të dy artikujt sjellin një debat që ka vite që rreh mbi prezencën e materialit gjenetik në dukje neandërtalian dhe në atë të njeriut. Genet që kemi të përbashkëta janë rezultat i çiftëzimit mes nesh dhe kushërinjve tanë, apo janë trashëgimi i një pale të tretë, specie e mëparshme për të cilën nuk kemi asnjë gjurmë. A është ky paraardhës i përbashkët i Neandërtalit dhe njerëzve modern H.sapiens? Çfarë lloj ndikimi kanë mbi ne këto gene?

Shëndeti i së kaluarës. Pika e nxehtë nga kërkimet i përket geneve neandërtalaine që gjenden edhe tek njeriu.

– Në këtë studim ka disa të reja krahasuar me punët e mëparshme që i përkasin Neandërtalit më të vjetër, atij të gjetur në Azi mbi malet Altai, -shprehet Cesare de Filippo, kërkuesi Italian i grupit të Max Planck I. – Jemi në gjendje të përcaktojmë më shumë regjione të genomit që vjen nga Neandërtali. Duke qenë se janë fosile më të reja, ky individ është më afër me Neandërtalin që kontribuoi në trashëgiminë e europianëve. Ideja e një çiftëzimi mes Neandërtalit dhe Homo sapiensit nuk përqafohet nga të gjithë. Gjurmët e përbashkëta të gjetura të ADN-së mes nesh dhe species së zhdukur janë variante genesh që ndikojnë mbi riskun e lidhjes së niveleve të LDL-së me vitaminën D.Të tjerë kanë ndikimin mbi çrregullimet e ushqimit, të akumulimit të yndyrnave, mbi artritin rheumatoid si dhe mbi përgjigjen ndaj ilaçeve antipsikotike. Nuk e dimë nëse këto gene të ndryshuara rrisin ose zvogëlojnë vetë rriskun. Për këtë duhet më shumë kërkime për të përcaktuar ndikimin mbi shëndetin tonë.

Larg në kohë. Edhe historia jonë e kaluar është e rëndësishme. Edhe koha është mjaft interesante. Mendohej se fosilet e kësaj shpelle datonin 29.000 vite më parë, shumë më afër periudhës në të cilën njeriu i Neandërtalit të zhdukej dhe jo më larg nga momentet në të cilat njeriu modern dhe Neandërtali të hynin në kontakt për herë të fundit. Kjo kohë i vendos individët shumë më prapa. Sipas studimit numri i mutacioneve prezente në genom na lejon të përcaktojmë se ndarja mes Neandërtalit dhe species sonë ka ndodhur 520-630 mijë vjet më parë.

Sqarime. Nga pikëpamja gjenetike rezultatet e punës së dytë konfirmojnë atë që dihej falë kërkimit të parë mbi fosilet e gjetura në malet Altai, në Azi. – Ky studim sqaron disa ambiguitete mbi kërkimet e para, – pohon Cesare de Filippo. – Mbi këta individë, disa çifte genesh ishin shumë të ngjashëm mes tyre, çka do të thotë se Neandërtali kishte një diverstitet gjentik shumë të ulët dhe jetonin në popullata shumë të vogla, ku çiftëzimet mes të afërmëve ishin të shpeshta.

Takime romantike. Sipas kërkuesve ka një pohim se ka patur një fluks gjenesh falë çiftëzimeve mes Neandërtalit dhe Homo sapiensit që jetonin në Europën e kohës. –Edhe pse ata H.sapiens nuk ishin paraardhësit e europianëve të sotëm, -thotë Cesare de Filippo, – që në fakt vinin nga lindja e afërme. Kemi bindjen se fluksi vjen nga dy drejtime: disa gene të H.sapiensve kanë kaluar tek Neandërtali dhe e gjitha ndodhi 100.000 vite më parë. Të gjithë e besojnë idenë e një fluksi genesh. Genet e përbashkëta mund të vijnë edhe nga një dukuri tjetër, më komplekse. Mund të hipotetizojmë se popullata që jetonte në Afrikë në kohën e paraardhësit të përbashkët mes Neandërtalit dhe Homo sapiensit të jetë formuar nga nënpopullata, dhe ajo nga e cila u nis edhe migrimi i Neandërtalit dhe homo sapiensit të ishte e vetme. Kjo mund të mjaftojë për të shpjeguar ngjashmëritë e genomit të Neandërtalit dhe njeriut modern jo afrikan. Hipoteza tjetër, ajo e një hibridizimi mes dy specieve është më e ngadaltë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *