Home»Teknologji»Sofia, roboti që mori nënshtetësinë

Sofia, roboti që mori nënshtetësinë

Sofia është një robot me formë njerëzore e krijuar nga Hanson Robotics. U prezantua në mars të vitit 2016 dhe pas një viti është roboti i parë që mori nënshtetësinë saudite. Androidi i dha një intervistë gazetarit Andrew Ross Sorkin të CNBC për “Future Investment Initiative,”  në Riad. “Dua të falenderoj mbretërinë e Arabisë Saudite. Jam shumë krenare për këtë, jam roboti i parë që njihet si qytetare,” – u shpreh Sofia para një publiku. Gjatë intervistës iu përgjigj disa pyetjeve me një rrjedhshmëri dhe me humor. Gazetari tha se disa pyetje ishin parapërgatitur, por kishte edhe improvizime. Kur e pyeten në lidhje me gjestet tha se kjo ishte shumë e rëndësishme për të shprehur emocionet, komunikuar me njerëzit dhe për të fituar besimin e tyre. Kur gazetari e pyeti nëse besonte se robotët duhet të kishin ndërgjegje duke patur parasysh se kjo mund të përbënte rrezik për njerëzimin, ajo iu përgjigj se ai kishte lexuar shumë nga Elon Musk dhe se kishte parë shumë filma të Hollivudit. E mbylli me frazën: “Mos u mërzit, nëse je i mirë me mua, unë do të jem e mirë me ty. Më trajto si një sistem inteligjent.”

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *