Home»Rretherrotull»Si e cakton truri yt, se cili je ti?

Si e cakton truri yt, se cili je ti?

CEREBRUM

Cerebrumi, i njohur edhe si telencefalon, është pjesa më e madhe dhe më e zhvilluar e trurit të njeriut. Ai përfshin rreth dy të tretat e masës së trurit dhe shtrihet mbi dhe rreth shumicës së strukturave të trurit. Truri është i ndarë në hemisferën e djathtë dhe të majtë, që janë të lidhura mes tyre me anë të callosum corpus.

Pjesa e jashtme (1.5mm deri në 5mm) e trurit është e mbuluar nga një shtresë e hollë e indeve gri e quajtur korteksi cerebral.

Korteksi cerebral ndahet në katër lobe: lobet frontale, lobet parietale, lobet temporale dhe lobet ocipitale. Cerebrumi ose telencefaloni, së bashku me diencefalonin, përbëjnë dy ndarjet kryesore të prosencefalonit (paratrurit).

FUNKSIONI

Cerebrum-i është i “angazhuar” në disa funksione të trupit, duke përfshirë:

Përcaktimi i Inteligjencës

Përcaktimi i personalitetit

Të menduarit

Arsyetimi

Prodhimi dhe kuptimi i gjuhës

Interpretimi i Impulseve Ndijore

Funksioniet motorike

Planifikimi dhe Organizimi

Përpunimi i Informacionit Shqisor

Korteksi cerebral trajton një numër funksionesh të rëndësishme të trurit. Ndër këto funksione është përpunimi i informacionit ndijor nga lobet e korteksit. Strukturat e trurit të sistemit limbik, të vendosura nën cerebrum, gjithashtu ndihmojnë në përpunimin e informacionit ndijor. Këto struktura përfshijnë amidgalën, talamusin dhe hippocampus-in. Strukturat e sistemit limbik përdorin informacion ndijor për të përpunuar emocionet dhe për të lidhur emocionet tona me kujtimet.

Lobet frontale të korteksit cerebral janë përgjegjës për planifikimin dhe sjelljen komplekse njohëse, kuptimin e gjuhës, prodhimin e të folurit dhe planifikimin dhe kontrollin e lëvizjes vullnetare të muskujve. Lidhjet nervore me shtyllën kurrizore dhe qelizat e trurit lejojnë që ai të marrë informacion ndijor nga sistemi nervor periferik.

Cerebrumi i përpunon këto informacione dhe transmeton sinjale që prodhojnë përgjigjen e duhur. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *