Home»Magazine»Letersi»Shkrimtarët janë të mirë, mishërim i kënaqësive dhe hidhërimeve njerëzore. Po kur janë VRASES?

Shkrimtarët janë të mirë, mishërim i kënaqësive dhe hidhërimeve njerëzore. Po kur janë VRASES?

Gjithmonë shkrimtarët konsiderohen si ata të mirët, artistë të qashtër që plazmojnë në letër kënaqësitë dhe hidhërimet e jetës njerëzore. E megjithatë ka nga ata që e çojnë punën e tyre shumë larg…Ndodh që përveç artistit ta thellosh atë veprën e Thomas de Quincey, “Vrasja e konsideruar si një nga artet e bukura”. Që nga penat më gjeniale deri tek shkrimtarët më të zakonshëm, që nga filozofët tek gazetarët, ka nga ata që kanë qenë protagonist të tregimeve të tyre, të zeza dhe të dhunshme.

Shkrimtari kinez Liu Yongbiao u mbajt në arrest shtëpie në Nanling 300 km larg Shangait, për shkak të një akuze për një krim të kryer 22 vite më parë që e kishte rrëfyer në një nga romanet e tij. E pabesueshme, por e vërtetë. Sipas botimit të BBC ëorld, në 21 gusht 2017 Yongbiao kishte rrëfyer nën petk, ndoshta nga vrarja e ndërgjegjes, vrasjen në prologun e romanit të tij “Sekreti fajtor”, të publikuar në vitin 2010, ku thoshte se donte të shkruante një vepër që të fliste për një shkrimtare të bukur që kishte vrarë shumë njerëz dhe rastet e të cilës nuk ishin zbuluar. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1995, ku Yongbiao dhe bashkëpunëtori i tij ëang, ndërsa po vidhnin në një pension u zbuluan nga një klient, të cilin e vranë. Për të mos lënë gjurmë vranë edhe çiftin që drejtonte pensionin dhe nipin e tyre 13 vjeçar. Edhe pse dyshimet ranë mbi dy burrat për shkak të theksit të tyre, policia analizoi peshqirët, gjurmët e gishtrinjve, realizoi edhe portretet e tyre, por çështja u mbyll për shkak të mungesës së pistave të besueshme. Policia rihapi çështjen falë teknologjisë dhe provave të ADN-së e gjithçka çoi tek Yongbiao. Kur policia iu shfaq para portës për t’i kërkuar kampionë gjaku ai u shpreh: “Po ju prisja gjatë gjithë kësaj kohe.” Në burg ai i shkroi bashkëshortes: ”Kam 20 vjet që po e pres këtë ditë. Më në fund po çlirohem nga tortura që më ka munduar gjatë”. Ai ka shprehur dëshirën për të shkruar një roman gjatë kohës që është në pritje për të marrë dënimin. Dihet se në vendin e tij krimet e shumëfishta dënohen me vdekje dhe aplikohen shumë shpejt.

Në vitin 2000 policia polake gjeti trupin e Dariusz Janiszeëski përgjatë lumit Oder. Ishte i lidhur nga duart me një litar që kishte shërbyer për ta mbytur. Çështja u mbyll tre vjet më vonë pa mundur të gjendeshin pista të vrasjes, derisa një nga agjentët, Jacek ërobleëski që ishte marrë më çështjen, po lexonte me ëndje një roman të titulluar “Amok” i shkruar nga shkrimtari polak Krystian Bala në vitin 2003. Në roman përshkruheshin detaje të një krimi identik me atë që kishte ndjekur agjenti dhe me detaje që policia nuk i kishte zbuluar kurrë. Shkrimtari ishte vrasësi. Në vitin 2007 u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vite burg. Ai po përgatitej për një roman të dytë me një titull “The Lyrik”, vazhdim i të parit. Policia gjeti në kompiuterin e tij prova që po planifikonte një vrasje tjetër që të kishte ngjashmëri me romanin që po shkruante.

Një nga rastet më skandaloze është ai në vitet 70 i Johann Jack Unterëeger, autor i 12 vrasjeve, të disa prostitutave në vende të ndryshme. Në vitin 1974 u dënua për mbytjen e një vajze të re 18 vjeçare me gjimbajtëset e saj. Në burg filloi të shkruante dhe u dha jetë tregimeve, poemave, veprave të teatrit dhe autobiografisë së vet. Për shkak të famës, një grup intelektualësh, mes tyre edhe fituesja e çmimit Nobel Elfriede Jelinek, publikuan një manifest ku kërkonin lirimin e Unterëeger-it. E konsideronin të rehabilituar për shkak të veprës së tij letrare. Në 23 maj të 1990, pas 15 vitesh burg, ai u fal. Dha shumë intervista, u kthye në person mediatik, simbol i asaj që kriminelët mund të rehabilitohen. E megjithatë realiteti rezultoi ndryshe. Në vitin 1993 gjatë një udhëtimi për në Los Anxhelos arriti të vriste 3 gra derisa u kap dhe u dënua në 29 qershor 1994 me burgim të përjetshëm. Po atë natë u vetëvra në qelinë e tij duke u varur me rripin e pantallonave dhe lidhëset e këpucëve.

Ndoshta  jo kaq i famshëm sa rasti i sipërpërmendur, por mjaft interesant është edhe rasti i shkrimtares së romaneve të zeza, Anne Perry me 47 vepra të publikuara. Kur ishte adoleshente, e quajtur Juliet Marion Hulme bashkë me shoqen e saj Pauline Parker vendosën t’i merrnin jetën Honora Rieper-it, nënës  së Paulinës, meqë ajo dhe familjarë të tjerë kërkonin t’i ndanin për shkak të një marrëdhënie obsesive dhe e hamendësuar sentimentale që kishte mes vajzave.  Në 22 qershor 1954 Juliet dhe Pauline po shëtisnin me Honorën afër Christchurch-it në Zelandën e re. E goditën në kokë me një tullë të fshehur në çorape. Vajzat vrasëse kishin një imagjinatë të shfrenuar dhe ishin të apasionuara pas letërsisë. Shkruajtën romane, poezi si dhe një ditar me përshkrime të detajuara për gjithçka që mendonin edhe atë të vrasjes që do t’u shërbente si provë në gjygjin kundër tyre. Në atë kohë në Zelandën e Re dënimi për vrasje ishte me vdekje, por meqë ishin nën moshë u dënuan me burg derisa të fitonin faljen e Madhërisë së Saj. E vuajtën dënimin larg njëra-tjetrës dhe iu nënshtruan trajtimeve psikiatrike. Katër vite më vonë Juliet e ndërroi emrin e saj në Anne Perry dhe realizoi ëndrrën e vet duke arritur famën letrare. Historia u bë e ditur në vitin 1994 kur Peter Jackson e rrëfeu në “Krijesa Hyjnore” duke pohuar edhe një herë që realiteti e tejkalon artin. / f.a./ Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *