Home»Analiza»Raqqa u çlirua, por paqja është shumë larg

Raqqa u çlirua, por paqja është shumë larg

Në Irak ashtu si në Siri, kufijtë e krijuar nga fuqitë koloniale në fillim të shekullit të njëzetë janë shkatërruar, dhe në rrënojat e tyre, sot përballen dy degët e Islamit, shiizmi dhe sunizmi, me paladinët e tyre përkatës, Iranin dhe Arabinë Saudite. Me SHBA dhe Evropën gjithnjë e më të munguar, nuk mund të presim që Lindja e Mesme të gjejë paqe në një kohë të shkurtër

Nga Bernard Guetta

Ishte kryeqyteti i grupit të Shtetit Islamik (IS) në Siri, ashtu si Mosuli ishte në Irak dhe nga atje vrasësit xhihadistë organizuan sulmet e tyre në të gjithë botën, duke filluar me Europën. Më 17 tetor, më në fund, erdhi çlirimi i Raqqës, një qytet i kontrolluar nga ekstremistët islamikë të cilët e kishin pushtuar atë tre vjet më parë. Është një lajm i madh, por çfarë do të ndodhë në të ardhmen?

Lufta në Siri, sa për fillim, nuk mbaron, sepse në kundërshtim me atë që ata do të na bëjë të besojmë Bashar al Assadi dhe aleatët e tij, rusë dhe iranianë, konflikti nuk ishte midis regjimit të ISIS dhe Damaskut. E lindur nga demonstratat demokratike të organizuara në Siri, si në pjesën tjetër të botës arabe në vitin 2011, kjo luftë vë përballë shumicën sunite të popullsisë me diktaturën e fisit të Asadit, që i përket minoritetit Alavit, një degë e shiitëve.

Të frikësuar për humbjen në këtë lojë, klani Assad kishte liruar në vjeshtën e vitit 2011, islamistët më të “egër” sirian, që t’i bënin konkurrencë kryengritësve demokratikë, për ta shtyrë botën që të mbështeste regjimin në Damask, nga frika e xhihadit. Në atë pikë, ne pamë një bashkim të ekstremistëve sirianë dhe ish-oficerëve të ushtrisë irakiane të Sadam Huseinit, të cilët përtej çdo pretendimi fetar, donin që të krijonin një shtet të ri sunit, midis Irakut dhe Sirisë. Kjo aleancë e forcoi ISIS në Irak dhe Siri. Por kush i luftonte me të vërtetë terroristët?

Një dalje e panevojshme nga skena

Para së gjithash rebelët sirianë, të cilët kishin dëbuar ISIS-in nga Aleppo para se të shkatërroheshin nga aviacioni rus. Pastaj ushtarët kurdë, të cilët morën përsëri Mosulin. Dhe së fundi, Forcat Demokratike të Sirisë, një aleancë e formuar nga kurdët sirianë dhe demokratët e mbështetur nga aviacioni i koalicionit ndërkombëtar, që udhëhiqej nga SHBA.

Nuk ishte regjimi i Damaskut që e çliroi Raqqën, por forcat që e luftonin atë. Kjo është arsyeja pse dalja nga skena e IIS, e cila është e rëndësishme dhe pritet me gëzim, nuk zgjidh asgjë.

Pesë milionë sirianë, shpesh më të arsimuar se mesatarja, ikën nga një vend që është pothuajse tërësisht i shkatërruar. Ndarja midis shtetit ligjor dhe shtetit mbretëror është më e thellë se kurrë. Kurdët sirianë nuk duan të kthehen nën tutelën e Damaskut, ashtu si kurdët irakianë duan të ikin nga kontrolli i Bagdadit.

Në Irak ashtu si në Siri, kufijtë e krijuar nga fuqitë koloniale në fillim të shekullit të njëzetë janë shkatërruar, dhe në rrënojat e tyre, sot përballen dy degët e Islamit, shiizmi dhe sunizmi, me paladinët e tyre përkatës, Iranin dhe Arabinë Saudite. Me SHBA dhe Evropën gjithnjë e më të munguar, nuk mund të presim që Lindja e Mesme të gjejë paqe në një kohë të shkurtër. / France Inter – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *