Home»Histori»Provat e reja vërtetojnë ngjarjen që përshkruan Bibla

Provat e reja vërtetojnë ngjarjen që përshkruan Bibla

Prova të reja kanë dalë, që tregojnë se një pjesë e Biblës është historikisht e saktë.

Arkeologët që gërmuan qytetin e Davidit në Jerusalem gjetën një sërë artefaktesh të djegura, që i përkasin një periudhe 2,600 vjet më parë. Zbulimi konfirmon historinë për djegien e Jeruzalemit dhe kapjen e qytetit që përmendet në Bibël.

Arkeologët e Autoritetit të Antikeve të Izraelit zbuluan kocka të djegura, fara rrushi, dru dhe qeramikë – të gjitha këto ishin të mbuluara me shtresa hiri, njofton IFLscience.

Dr Joe Uziel, i cili udhëhoqi gërmimet, tha se shumë nga artikujt kishin doreza të vulosura që i lejonin kërkuesit që t’i jepnin me saktësi datat e tyre. “Këto vula janë karakteristike për fundin e Periudhës së Parë të Tempullit”, shpjegoi ai në një video nga Autoriteti i Antikave të Izraelit. Ato u përdorën për sistemin administrativ që u zhvillua nga fundi i dinastisë judaike.

“Duket sikur jo të gjitha ndërtesat u shkatërruan në një ngjarje të vetme. Duket se disa u shkatërruan dhe të tjerat u braktisën”.

Bibla i referohet zjarrit në librin e Jeremias, ku thuhet: «Ditën e shtatë të muajit të pestë, që ishte viti i nëntëmbëdhjetë i Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë, Nebuzaradani, komandanti i rojeve, shërbëtori i mbreti i Babilonisë, arriti në Jeruzalem. Ai dogji shtëpinë e Zotit, shtëpinë e mbretit dhe të gjitha shtëpitë e Jeruzalemit; madje çdo shtëpi të madhe e dogji me zjarr”. / Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *