Home»Histori»Protokollet e Pleqve të Sionit

Protokollet e Pleqve të Sionit

Anti-semitizmi është një problem që duket se nuk do të zhduket. Interneti ka luajtur një rol në përhapjen përsëri, të miteve dhe thashethemeve që fajësojnë hebrenjtë për gjithçka, nga 11 shtatori deri tek sëmundjet. Por vepra e antisemitizmit që është përhapur më shumë, është “Protokollet e Pleqve të Sionit”. I botuar së pari në vitin 1905 në Rusi, Protokollet thuhet se janë procesverbali i një takimi të liderëve hebrenj. Këta njerëz thuhet se kanë hartuar një plan për të shkatërruar rendin e tanishëm botëror, në mënyrë që ata të mund të dominojnë mbi Tokë.

Me metoda të ndryshme, ata duhet të korruptonin moralin dhe arsimimin e johebrenjve. Më pas, duke kontrolluar sistemin ndërkombëtar të parave, ata do të merrnin kontrollin e tij. Është e tmerrshme. Vetëm se… ishte e gjitha një sajesë.

Protokollet u bënë bashkë dhe kopjuan nga vepra të tjera letrare antisemite. Menjëherë pasi u botua në Perëndim, gazetarët zbuluan se ishte një falsifikim. Por kjo nuk e ndali Adolf Hitlerin dhe Henry Fordin, që ta përdornin si një mjet për të sulmuar hebrenjtë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *