Home»Sociale»Projektbuxheti/ “Çmendet” qeveria financon 15.3 miliard lekë për ndërtim rrugësh në vitin 2018

Projektbuxheti/ “Çmendet” qeveria financon 15.3 miliard lekë për ndërtim rrugësh në vitin 2018

Gjatë vitit 2018, do të investohen për ndërtimin e rrugëve rreth 15.3 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, ku pjesa më e madhe e investimeve shkojnë për mbylljen e projekteve të nisura. Në projektbuxhetin e vitit 2018 parashikohet konkretisht financimi i punimeve në akset rrugore Fushë Krujë-Milot-Morinë, Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Lushnje-Berat, Qafë-Thanë-Lin-Pogradec, rrugët lidhëse me bregdetin Jon, Unaza e Re e Tiranës, Rruga e Arbërit, Berat-Buzuq-Çorovodë, Elbasan-Banje, Kardhiq-Delvinë, Ura e Leklit-Këlcyrë, 3 Urat-Leskovik, Korçë-Ersekë, By-passi Shkodër, Librazhd-Qafë Stude, Skrapar-Përmet, Kodër Kamëz-Tapizë.

Në vitin që vjen pritet të nisë puna edhe për ndërtimin e rrugës së Arbrit. Ky projekt që do të financohet përmes skemës së partneritetit publik-privat, kosto e të cilit 33.7 miliardë lekë. Qeveria po ashtu planifikon të vijojë punën për të ndërtuar dy by-passet, atë të Fierit dhe Vlorës. Procedura është hapur nga e para dhe është drejt përfundimit. Financimet e BERZH-it për këto dy projekte llogariten 830 milionë lekë gjatë 2018-ës. Për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë 2018-ës pritet të investohen 1.5 miliard lekë.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *