Home»Bota»Plas në Barcelonë! Qeveria e vendosur, por të vendosur edhe katalanasit

Plas në Barcelonë! Qeveria e vendosur, por të vendosur edhe katalanasit

Turmat dhe përplasje me policinë kanë ndodhur para disa vendvotimeve për referendumin në Katalonjë, veçanërisht kur votuesit refuzuan të lejojnë njerëzit e Gardës Civile të hyjnë në qendrat e votimit. Disa njerëz, në Girona dhe në Barcelonë, janë vendosur para hyrjeve ose janë shtrirë në tokë duke iu kundërvënë përmes rezistencës pasive, por ato janë zhvendosur me forcë. Janë regjistruar gjithashtu të plagosurit e parë, së paku tre, duke përfshirë një zonjë të moshuar në lagjen Roquetes në Barcelonë. Sipas televizionit spanjoll TV3, deri tani janë 40 të plagosur. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *