Home»Magazine»Perandoria duhet të vdesë

Perandoria duhet të vdesë

“Perandoria duhet të vdesë: Kolapsi revolucionar i Rusisë 1900-1917”

100 vjetori i Revolucionit Rus ka sjellë një vërshim librash rreth ngjarjes që ndryshoi historinë e Rusisë dhe të botës. Por nëse ju keni më pak kohë në dispozicion, sesa Narodnik-u revolucionar mesatar, cilin duhet të lexoni?

Përgjigja, të paktën për disa, do të jetë libri i Mikhail Zygar “Empire must die”, një vepër jashtëzakonisht bindëse që transporton lexuesin në rrugët e Shën Petersburgut, për të parë fillimin e shekullit të 20-të tek shpaloset.

Zygar është një gazetar rus, autor i “Të gjithë njerëzit e Kremlinit”, një libër për Putinin dhe rrethin e tij të ngushtë, dhe mbikëqyrës i Project1917, një lloj i rrjeti social historik, që dokumenton gjurmët në letër të revolucionit. Dhe “Perandoria duhet të vdesë” arrin diçka të ngjashme me Projektin1917 duke shqyrtuar ngjarjet nëpërmjet fjalëve të atyre që i kanë jetuar, në kohën që i kanë jetuar, me gjithë kuptimin e tyre të papërsosur; vetëm ndonjëherë Zygar dorëzohet dhe i thotë lexuesit se një ngjarje në dukje e parëndësishme, do të shkundë botën.

Zygar, një gazetar, i qaset historisë sikur po e interviston atë – duke dëgjuar çfarë kishin për të thënë ata që ishin të përfshirë, dhe duke e vendosur në kontekst. Rezultati është përjetimi i historisë ashtu si po shpalosej nga ata që ishin në mes. Si u bënë Peter Struve dhe Pavel Milyukov historianët më popullorë të Rusisë? Përse Georgy Gapon kish kaq shumë ndikim mbi punëtort. Si ishte Princi Mirsky si MInistër i Brendshëm? A urrenin të gjithë të punonin me Leninin, në kohën kur ai ishte ende Vladimir Ulyanov?

Nëse po kërkoni një historiografi të thellë, apo ndërtime të mëdha teorike të mbushura me shënime në fund të faqeve, atëherë ky nuk është libër për ju. Por nëse doni një libër që është ndryshe nga orteku i librave për revolucionin, i shkruar mirë, që i transfromon aktorët e historisë në njerëz që të duket sikur i njeh, atëherë “Perandoria duhet të vdesë” është një libër që nuk duhet ta humbni. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *