Home»Sport»“Nuk i ka borxh Messi, Kupën e Botës Argjentinës. Futbolli i ka borxh Kupën e Botës, Leo Messit”

“Nuk i ka borxh Messi, Kupën e Botës Argjentinës. Futbolli i ka borxh Kupën e Botës, Leo Messit”

Jorge Sampaoli tha se futbolli “i ka borxh Kupën e Botës” Lionel Messit, pasi talismani i Argjentinës shënoi tre gola spektakolarë, duke udhëhequr kombëtaren e tij në fitoren 3-1 me Ekuadorin, dhe duke fituar një vend në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Argjentinës i duheshin tre pikë me çdo kusht, për të siguruar një vend në Kupën e Botës verën e ardhshme, dhe Messi shënoi tre herë duke e kaluar ekipin e tij nga disavantazhi drejt një fitoreje spektakolare.

Me këtë tregolësh, Messi ka thyer edhe rekordin e golave të shënuar që mbahej nga Hernan Crespo me 19 gola, një gjë që e arriti edhe sulmuesi tjetër i Barcelonës, Luiz Suarez të martën, kur shënoi dy herë për Uruguajin kundër Bolivisë.

Pas ndeshjes, traineri argjentinas Sampaoli tha në një konferencë për shtyp: “I thashë grupit: Messi nuk i ka borxh Kupën e Botës Argjentinës, por futbolli i ka borxh Kupën e Botës Messit. Për fatin tonë, futbollisti më i mirë në botë është argjentinas”.

Argjentina e nisi ditën në vendin e gjashtë në renditje, dhe e dinte se me një fitore do të përfundonte jo më keq se vendi i pestë, një vend i mirë për të hyrë në playoff me Zelandën e Re.

Para ndeshjes, shumë fansa nëpër botë pyesnin se si do të ishte Kupa e Botës, pa një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Por ndeshja heroike e Messit, bashkë me rezultatet e ndeshjeve të tjera të së martës, e solli Argjentinën në vendin e tretë, dhe Sampaoli nuk mund të mos i thurte elozhe yllit të skuadrës së tij pas ndeshjes.

Ai tha: “Futbolli, Kupa e Botës nuk mund të lihej pa Messin. Duhej të luanim me këtë në mendje. Si pasojë e atij presioni, jemi më të fortë tani, ky kualifikim do të na bëjë më të fortë për të përballuar të ardhmen. Ne e kishim mundësinë ta ndihmonim që të ishte në një tjetër Kupë Bote. Ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe jam shumë i lumtur që jam në një grup pranë tij”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *