Home»Magazine»Nga Karateja tek Laido, artet marciale japoneze më të famshme në botë (Foto)

Nga Karateja tek Laido, artet marciale japoneze më të famshme në botë (Foto)

Artet marciale janë disiplina që u krijuan për mbrojtje në epoka konfliktive të antikitetit. Ashtu sikurse në çdo vend tjetër të Azisë, në Japoni ka një numër shkollash të arteve që zhvillojnë stile ndjeshjeje për zhvillim fizik dhe shpirtëror të njerëzve. Po listojmë praktikat më të njohura në të gjithë botën.

Karateja

Karate është një art marcial që u krijua në ishullin Ryūkyū, në Okinavë. Ky art përfshin teknika si goditje grushti, shkelma dhe kapje artikulacionesh mes shumë të tjerave. Sot emri karate lidhet me arte marciale për ata persona që nuk kanë njohuri të thella mbi këtë temë.

Aikido

U krijua menjëherë pas periudhës 1920 nga maestro Morihei Ueshiba. Nuk është një art marcial harmonik, në të përdoret forca e kundërshtarit kundër vetes së tij, përmes kapjeve, kapjeve të artikulacioneve, zhvendosjeve, pa e dëmtuar apo fyer. Është një art me filozofi shumë të thellë që lë mënjanë konkurrencën dhe egon.

Xhudo

Është një nga artet moderne më të praktikuara në Japoni dhe në botë. U krijua nga Jigoro Kano dhe është i vetmi art që është pjesë e olimpiadave. Ky lloj arti vjen nga teknikat e vjetra të Jujutsu-s dhe Uneskoja e ka shpallur si sportin më të mirë formues për fëmijët. Këtu aplikohen kapjet, imobilizimet dhe shtyrjet që e bën një art mjaft te efektshëm për të luftuar në tapet.

Kendo

Ky është një lloj tjetër arti mjaft i famshëm i praktikuar në klubet dhe shkollat japoneze ashtu si xhudoja. Kendo është shpata japoneze. Në praktikë përdoren shpata druri si Boken, apo shpata bambuje ose Shinai dhe sigurisht në demostrime përdoren shpata reale. Ky është art që ruan filozofinë samurai. Ka gjetur shumë përdorim në botë.

Ninjutsu

Siç e thotë edhe emri në këtë art është i përfshirë ai i ninxhave në Japonisë antike. Është një art shumë kompleks dhe ka shumë lëvizje bazë që i gjejmë tek aikido, xhudoja, karateja dhe kendoja. Organizata më e njohur në perëndim është Bujinkan e themeluar nga Soke Maasaki Hatsuni që kërkon ta përhapë më shumë këtë art.

Jujutsu

Mund të themi se është një lloj arti “plak” që bazohet në mbrojtje pa armë. Është një lloj arti që hyn ndërmjet Koryu budo-s dhe arteve marciale antike. Këtu praktikohen kapjet e artikulacioneve, zhvendosjet deri edhe në shtrëngime.

Laido

Është një lloj arti marcial i shpatës që praktikohej që nga periudha Edo nga Samurait. Në ndryshim nga Kendo, prerjet ekzekutohen nga një lloj shpate tjetër japoneze, që quhet Laito, ndërsa fillestarët përdorin Boken.

Këto janë pak a shumë artet më të njohura japoneze. Ka akoma më shumë stile për të zbuluar dhe akoma nga ato që s’kanë dalë nga Japonia. Këto janë të gjitha metodat e mbrojtjes tradicionale në Japoni. /f.a. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *