Home»Bota»Në borxhe deri në fyt. Boris Becker mund të shesë gjithë trofetë

Në borxhe deri në fyt. Boris Becker mund të shesë gjithë trofetë

Boris Becker mund të duhet të shesë trofetë e tij të Uimbëlldonit dhe mund t’i merret shtëpia, pasi raportohet se ka grumbulluar më shumë se 70 milionë dollarë borxhe. Kampioni i tenisit shpalli falimentimin në qershor, por shtypi gjerman thotë se borxhet e tij të raportuara janë vetëm “maja e ajsbergut” dhe se ai ka djegur dhjetëra miliona për ndërmarrjet e dështuara të biznesit, divorcet dhe vitet e jetesës luksoze. Beckerit, 49 vjeç, i është thënë të mos heqë asnjë prej trofeve të tij nga shtëpia e tij në Londër dhe tani raportohet se po pranon 650,000 dollarë për t’u shfaqur në një shfaqje televizive britanike. “Ai ka nevojë për një mënyrë që të fitojë shumë para”, tha burimi. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *