Home»Histori»Murgjit me shpatë, kalorësit e Krishtit që kërkoi Kisha

Murgjit me shpatë, kalorësit e Krishtit që kërkoi Kisha

“Kalorësi i Krishtit vret me vetëdije të plotë dhe vdes në heshtje: duke vdekur ai shpëton, duke vrarë punon për Krishtin. Në të vërtetë, kur vret një kriminel, ai nuk kryen një vrasje, por vrasjen e një të lige, dhe duhet të konsiderohet si ekzekutor i autorizuar i Krishtit”. Këto janë fjalët e Bernardit të Chiaravalle, i nderuar si shenjt nga Kisha Katolike, fjalë që autorizuan dhe në të vërtetë nxitën lindjen e urdhërave fetarë kalorësiakë. Famën ia rritën më pas Chansons de geste, literatura kalorësiake, një lloj uestern i Mesjetës. Integralistë. Më të njohurit janë ata që kanë lindur si Shokët e Varfër të Krishtit dhe Tempullit të Solomonit, një shprehje e sintetizuar më pas në Templarë. Themeluar nga Hugues de Payns rreth vitit 1120, urdhëri fillimisht përbëhej nga një grusht kalorësish, që kishin marrë detyrën për të garantuar sigurinë e pelegrinëve europianë që vizitonin Jerusalemin.

Në vend të librit të lutjeve, ata tundnin një shpatë dhe merrnin hak për gjakun evropian të derdhur gjatë Kryqëzatës së parë. Mbështetja e Shën Bernardit bëri pjesën tjetër: formalizuar në 1129, urdhëri adoptoi një rregull të ngurtë monastik (ndalohej të qeshnin, të flisnin gjatë ngrënies, të puthnin gratë, përfshirë nënat dhe motrat …) që favorizonte instinktet luftarake. Edhe para Templarëve, në Palestinë ekzistonin Hospitalierët, Kalorës të Urdhrit të Spitalit të Shën Gjonit në Jeruzalem (në artin e luftës ata përfshinë një shërbim spitalor për pelegrinët) dhe më pas u bënë Kalorësit e Maltës. Urdhëri kishte si shenjtor mbrojtës Gjon Pagëzorin. Ai kishte kështjella në të gjithë Lindjen e Afërt.

Ndërsa në popujt e veriut lindi i famshmi Urdhëri i Kalorësve Teutonë. Edhe në këtë rast, objektivi parësor ishte të ndihmoheshin pelegrinët në Tokën e Shenjtë (mundësisht ata që vinin nga Gjermania). “Kryqëzatat e Veriut” filluan duke krijuar një spital të vogël, me një tempull dedikuar Virgjëreshës, që u shkatërrua në 1187 me rënien e Jeruzalemit. Pikërisht pas këtij episodi nisi Kryqëzata e Tretë: në vitin 1189, më shumë se 50 anije të mbushur me kalorës teutonë sulmuan Acrin, në veri të Izraelit të sotëm. Në vitin 1191, urdhëri siguroi miratimin dhe mbrojtjen e Papës Klementi III. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *