Home»Histori»Melisenda, Maria dhe Izabela: mbretëreshat e Qytetit të Shenjtë

Melisenda, Maria dhe Izabela: mbretëreshat e Qytetit të Shenjtë

Melisenda

E caktuar “filia regis et regni Jerosolimitani haeres” (“bijë e mbretit dhe trashëgimtare e mbretërisë së Jeruzalemit”) nga babai Baldovino II, Melisenda qeverisi Jeruzalemin fillimisht me bashkëshortin e saj, Folco V d’Angiò, më pas në 1143, duke afruar edhe djalin e saj të madh 13-vjeçar, Baldovino III. Nuk ishte thjeshtë bashkëmbretëruese: të birit, për t’iu imponuar iu desh të përdorë forcën.

“Ishte një grua me mençuri dhe eksperiencë të madhe, në pothuaj të gjithë punët shtetërore, që triumfoi tërësisht pavarësisht gjinisë së saj”, shkruante arkipeshkvi Vilhelm i Tiros.

Maria

E quanin Markezja. Maria del Monferrato, vajza e Izabelës së Jeruzalemit dhe Markezit Corrado del Monferrato, u kurorëzua Mbretëreshë e Jeruzalemit kur ishte 13 vjeç, në vitin 1205. Ajo u martua pesë vjet më vonë me Gjonin e Brienne, një vasal i Mbretit të Francës. Dasma u festua në Tiro më 4 shtator 1210, por nusja vdiq më pak se dy vjet më vonë, ndoshta për shkak të një infeksioni të marrë gjatë lindjes së fëmijës. Në fakt, ajo kishte lindur vajzën e saj të vetme, Izabelën II. Burri i saj mbajti kurorën deri në vitin 1225, por vetëm si kujdestar i fëmijës.

Izabela II

Vajza e Mbretëreshës Maria, Izabela II, u ngrit në fron në vitin 1212. Në atë kohë ajo sapo ishte lindur, prandaj babai i saj mbretëroi derisa në 1225 vajza u martua me perandorin Frederik II, pra as më shumë e as më pak, se sa “stupor mundi”. Nuk ishte martesë dashurie: burri e injoroi  nusen e re që ditën e dasmës, duke festuar me një harem me vajza të bukura të lindjes. Për Frederikun, gjithçka që i interesonte nga mbretëresha ishte titulli: honorifik, por me prestigj të madh. Që atëherë, ai do të kishte gjithçka për vete: në vitin 1228, me vdekjen e Izabelës, për një vit ai ishte protektor i djalit të tij më të vogël Corrados, dhe më pas u vetëshpall mbret i Jerusalemit. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *