Home»Histori»“Mangiaprete” – “Prift-ngrënës”. Urrejtja patologjike e Benito Musolinit ndaj klerit katolik

“Mangiaprete” – “Prift-ngrënës”. Urrejtja patologjike e Benito Musolinit ndaj klerit katolik

Fabula e librit, bazohet në një prozë kryesisht rozë për një kardinal të shumëvuajtur dhe të dashurën e tij ordinere, plot seks, vrasje, dhe intriga korruptive katolike

Diktatori fashist Italian, Benito Musolini, ishte i njohur në rininë e tij si një “mangiaprete” (“ngrënës priftërinjsh”), për shkak të antipatisë së tij të fortë përkundrejt Kishës Katolike. Asokohe, skuadrat fashiste ishin të njohura për rrahjen e priftërinjve, dhe terrorizimin e klubeve rinore katolike apo edhe dhe bankave në pronësi të katolikëve.

Musolini ishte një tip narcizist, me një familje të zakonshme, por me shumë të dashura. Para se të bëhej fashist, ai kishte qenë një socialist, gazetar dhe redaktor në gazetën e partisë “Populli” dhe suplementin e saj javor, “La Vita Trentina”. Ndër shkrimet e tij në këtë suplement, bënte pjesë edhe një roman i titulluar “E dashura e Kardinalit”, shkruar për të denigruar Kishën Katolike.

Fabula e librit, bazohet në një prozë kryesisht rozë për një kardinal të shumëvuajtur dhe të dashurën e tij ordinere, plot seks, vrasje, dhe intriga korruptive katolike.

Mesa duket, Musolini u pajtua me Kishën, për të siguruar pushtetin politik, duke takuar Papa Piun e XI, ndonëse skuadrionet e tij fashiste sulmonin anëtarët e Partisë Popullore Katolike.

Musolini bëri lëshime, duke ndaluar bixhozin dhe divorcin, si dhe lejoi Kishën të kishte një ndikim më të madh në shkolla. Nga ana e tij, Papa ra dakord që të urdhëronte shpërndarjen e partisë katolike. Musolini e spastroi demokracinë italiane duke mikluar Papën, por kjo thjesht dëshmoi se urrejtja e tij rinore, kishte evoluar në një llogaritje të ftohtë dhe përbuzje cinike. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *