Home»Keshilla»Kujdes! Mos i jepni prioritet punës, para gjumit

Kujdes! Mos i jepni prioritet punës, para gjumit

Kjo nuk do të thotë se duhet reduktuar gjumi. Siç shkruan Ariana Huffington në manifestin e saj të gjumit, “Revolucioni i gjumit”, një gjumë i mirë natën ka fuqinë që të rrisë produktivitetin dhe lumturinë, të shpjerë në një proces më inteligjent vendim-marrës dhe të zhbllokojë idetë më të mëdha.

Siç ka shpjeguar Huffington për Business Insider, një studim i McKinsey ka treguar një ndërlidhje të drejtpërdrejtë mes pakësimit të gjumit dhe mungesës së efiçencës në vendin e punës. Korteksi prefrontal, ku janë të përqëndruara funksionet e zgjidhjes së problemeve në tru, shkatërrohet nëse nuk i japim gjumë mjaftueshëm. Të punosh 24 orë, 7 ditë në 7 “tani e dimë, është njësoj si të punosh i dehur”, ka thënë ajo.

Marifeti që të arrini të flini mjaftueshëm është që të programoni më herët dhe të filloni të ngadalësoni në një orar të arsyeshëm. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *