Home»Lifestyle»Shendeti»Kostoja shëndetësore e mosngrënies së mëngjesit

Kostoja shëndetësore e mosngrënies së mëngjesit

Kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës, mëngjesi me të vërtetë mund të jetë ushqimi më i rëndësishëm i ditës. Studimet e reja tregojnë se njerëzit që pijnë vetëm kafe ose lëng në mëngjes kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë aterosklerozë, ose arterie “të bllokuara”, raporton The Guardian. Pas shqyrtimit të dietave të 4,052 burrave dhe grave të moshës së mesme, studiuesit zbuluan se ata që përgjithësisht hanin një mëngjes të lehtë ose e eleminonin vaktin, kishin më shumë pllaka në arteriet e tyre, se sa ata që hanin një mëngjes të mirë. Ata gjithashtu kishin më shumë gjasa të ishin mbipeshë, të pinin duhan dhe kishin tension të lartë të gjakut. Bashkëautori Valentin Fuster, nga Mount Sinai Heart në Nju Jork, thotë se mungesa e vaktit të parë të ditës mund të prishë ritmet e trupit dhe të shkaktojë çekuilibra të tmerrshëm, duke i bërë njerëzit të hanë me tepri më vonë gjatë ditës. “Heqja dorë nga mëngjesi në vetvete nuk është problem,” shpjegon ai. “Problemi është ajo që hani pas”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *