Home»Analiza»Korea e Veriut vendosi të vetëvritet

Korea e Veriut vendosi të vetëvritet

Pasojat e një opsioni ushtarak mbi gadishull do të jenë dramatike dhe shkatërrimtare për një popull që jeton në mashtrim dhe i izoluar

“Korea e Jugut është djalli dhe ne do ta mundim, SHBA-të janë djalli dhe ne do t’i mundim, Japonia është djalli dhe ne do ta mundim”, – këto janë fjalët e përsëritura si një filozofi nga Ri Chun Hee, folësja e televizionit qëndror të Koresë së Veriut dhe dëgjohen shpesh nga veshët e koreanëve. Si robotë përthithen dhe përsëriten me një falsitet mahnitës. Këto të ashtuquajtura të vërteta absolute, të cituara nga Chun Hee me zë marshi, e veshur me një kostum me ngjyra piktoreske, me një pineskë me flamurin e kuq e blu, me yllin komunist dhe me një krehje tipike për fytyrën e saj simetrike është i vetmi burim nga e cila marrin informacionin: radio qëndrore, televizion qëndror, por asgjë më shumë.

Për diktaturën e Kim Jong Un-it interneti është një mëkat i perëndimit. Chun Hee s’do të mundet të shqiptojë të vërtetën e regjimit të Koresë së Veriut, vendi më i izoluar i tokës dhe aq më pak nëse do të fillonte një luftë e përshkallëzuar. Ky vend ka një popullsi prej 25 milionë banorësh, por vetëm 5000 prej tyre gëzojnë kënaqësitë e një elite qeverisëse mes të cilëve burokratë dhe gjeneralë. Kjo kastë partiake, ushtarake dhe ekonomike e di mjaft mirë se popullsia nuk do t’i mbijetojë një lufte konvencionale dhe aq më pak një konflikti bërthamor. Pjesa tjetër e qytetarëve të shpërndarë mes kryeqytetit Peniang dhe fshatit vuan pasojat e një regjimi diktatorial mbytës për shkak të një obsesioni të udhëheqësit, atë të zhvillimit raketor me kapacitete bërthamore. Shembujt e pasojave janë të qarta dhe dramatike.

Zhvillimi bërthamor në vend ka bërë që fëmijët koreano-veriorë të vuajnë nga çrregullime dhe kequshqyerje, përafërsisht një fëmijë 5-vjeçar është në gjatësi 9 cm më i shkurtër se i njëjti moshatar në jug. Zhvillimi fizik dhe mendor lidhet direkt me vështirësitë e ushqyerjes dhe me pamundësinë e aksesit për një varietet të gjerë të përbërësve krahasuar me popullsinë më pak të zhvilluar të paralelit 38. Përpos këtyre deficiteve ushqimore fëmijët do të jenë viktimat e parë të konfliktit të armatosur. Fëmijët nga 0-14 vjeç zenë 20% të popullsisë koreano-veriore, pra janë më shumë se 5.000.000 fëmijë që nuk do të kenë mundësi të strehohen në bunker apo vendstrehime dhe do të jenë shënjestrat e para.

Bunkerët janë të rezervuar për të privilegjuarit që ua mbushin mendjen njerëzve se mund të fitojnë kundër djajve në një luftë bërthamore. Nëse do të vendoset një përshkallëzim luftarak dhe të konkretizohet Peniani do të kthehej në hi. Këtë herë do të duhej vetëm 15 minuta shkatërrim, sipas llogaritjeve nga specialistët ushtarakë, jo si herën e fundit. Nuk është përgjegjësi e vetme e diktatorit ajo çka ndodh aty, por edhe e mijëra koreano-veriorëve të shpërndarë në planet që nuk e ngrenë zërin kundër një regjimi të vjetruar që beson se do të dalë fitimtar në luftën kundër SHBA-së. Këta janë ambasadorët e mashtrimit.

Ashtu si gjermanët u mashtruan gjatë dy luftarëve botërore, argjentinasit gjatë konfliktit të armatosur për ishujt e Atlantikut të Jugut, kamboxhianët gjatë regjimit të Khmer Rouge dhe kubanët akoma e sot, është detyrë e këtyre koreano-veriorëve në ekzil t’u thonë të vërtetën vëllezërve të tyre. Nëse SHBA do të sulmojë, Korea e Veriut nuk do të mbijetojë. Koha e shkurtër e shkatërrimit vjen edhe nga diferencat në teknologji dhe ato ushtarake, rezervat me municione, ushqime dhe lëndë plasëse do të zgjasin vetëm 3 javë nëse do të fillonte lufta. Këto janë llogari të bëra nga BBC nga akademiku Bruce Bechtol, i Pentagonit dhe profesori i Universitetit të Teksasit, Angelo State. Nëse konflikti do të zgjaste viktimat mund të numërohen në milionë, produkt i një urie të pashmangshme. Kjo do të ndodhë nëse ajo kastë prej 5000 njerëzish do të vazhdojë të urdhërojë Ri Chun Hee-në t’ua komunikojë atë të vërtetë të triunfit kundër djallit.  / Përgatiti: f.a. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *