Home»Magazine»Ja si t’i menaxhoni me inteligjencë, njerëzit toksikë. Këshilla shumë të mençura

Ja si t’i menaxhoni me inteligjencë, njerëzit toksikë. Këshilla shumë të mençura

Vendosni limite. Njerëzit që ankohen janë një problem sepse vërtiten mes problemeve të tyre, pa u përqëndruar në zgjidhjen. Ata vetëm duan që të tjerët të bashkohen keqardhjen e tyre për vetveten, për t’u ndjerë më mirë me veten. Ndonjëherë ndihemi të detyruar të dëgjojmë ata që ankohen që të mos konsiderohemi të pandjeshëm ose të pasjellshëm, por ekziston një vijë delikate midis shfaqjes së ndjeshmërisë dhe të qënit të përthithur nga spiralja e emocioneve negative.

Adoptoni një qëndrim superioriteti. Njerëzit e komplikuar na çmendin me sjelljen e tyre irracionale. Qëndrimi i tyre është vërtet kundër çdo logjikë. Atëherë, pse të përfshihemi emocionalisht dhe të përthithemi në këtë përzierje? Sa më shumë që një person është iracional dhe i çekuilibruar, aq më shumë duhet të jetë e lehtë të largohesh nga kurthi i tij. Mos u mundoni ta sfidoni atë në lojën e tij. Relaksohuni emocionalisht dhe trajtojeni sikur të ishte një projekt shkencor. Ju nuk duhet të reagoni ndaj kaosit emocional – por vetëm të dhënave faktike.

Jini të vetëdijshëm për emocionet tuaja. Mbajtja e distancës emocionale kërkon vetëdijësim. Ju nuk mund ta ndaloni dikë që të mos ju prekë nëse nuk e kuptoni kur kjo ndodh. Ndonjëherë, do të gjeni veten në situata ku do t’ju duhet të sqaroni idetë tuaja dhe të jepni zgjidhjen më të mirë. Nuk ka problem, s’duhet të keni frikë të merrni pak kohë për ta bërë. Shiheni në këtë mënyrë: Nëse dikush ju ndal në rrugë e ju thotë që është John F. Kennedy, me shumë gjasë nuk do të përpiqeshit ta bënit të ndryshonte mendje. Kur gjendeni me një koleg që bën arsyetime delirante, ndonjëherë është mirë që vetëm të buzëqeshni.

Vendosni një vijë kufiri. Kjo është një zonë ku pothuajse të gjithë e nënvlerësojnë veten. Mendojnë se nuk kanë asnjë mënyrë për të kontrolluar kaosin, sepse punojnë ose jetojnë me dikë. Asgjë nuk është më larg nga realiteti. Pasi të keni gjetur mënyra për ta ngritur veten mbi një person tjetër, do të filloni ta konsideroni sjelljen tuaj më të parashikueshme dhe të kuptueshme. Kjo do t’ju lejojë të vendosni racionalisht nëse dhe kur ta toleroni atë person, ose ta lini të shkojë. Për shembull, edhe nëse punoni ngushtë me një koleg për një projekt, nuk ju kërkohet të arrini të njëjtin nivel të ndërveprimit personal, që keni me anëtarët e tjerë të grupit.

Mos u dorëzoni në betejë. Njerëzit e zgjuar e dinë se është e rëndësishme të mbijetosh për të luftuar sërish, sidomos kur armiku është një individ i dëmshëm. Në konflikte, emocionet e pakontrolluara të bëjnë që të tregoni këmbët dhe të luftoni beteja që mund t’ju dëmtojnë rëndë. Kur interpretoni emocionet tuaja dhe reagoni në përputhje me rrethanat, ju jeni në gjendje të zgjidhni betejat tuaja me mençuri dhe t’i luftoni ato në kohën e duhur.

Mos përqendroni në probleme, vetëm në zgjidhje. Mënyra se si orientoni vëmendjen tuaj përcakton gjendjen tuaj emocionale. Kur fokusoheni në problemet me të cilat ballafaqoheni, krijoni dhe zgjatni emocionet negative dhe streset. Kur përqendroheni në veprimet që synojnë përmirësimin e vetvetes dhe rrethanat në të cilat e gjeni veten, krijoni një ndjenjë efektivitetit personal, e cila prodhon ndjenja pozitive dhe redukton stresin.

Mos harroni. Njerëzit e mençur emocionalisht falin shpejt, por kjo nuk do të thotë se harrojnë. Kur ju falni, duhet të lini pas atë që ka ndodhur, për të shkuar përpara. Kjo nuk do të thotë që ju do të jepni një mundësi tjetër për ata që tashmë kanë gabuar një herë. Njerëzit më të zotë nuk janë të gatshëm të tërhiqen pa arsye nga gabimet e të tjerëve, kështu që ata i lënë ato prapa, por janë të vendosur të mbrojnë veten nga rreziqet e ardhshme.

Shmangni auto-kritikat negative. Ndodh që të absorbojmë negativitetin e të tjerëve. Nuk ka asgjë të keqe kur ndien keqardhje për trajtimin që dikush rezervon për ju, por dialogu juaj i brendshëm (mendimet për ndjenjat tuaja) mund të forcojë atë negativitet, në vend se t’ju ndihmojë të shkoni më tej. Një dialog negativ i brendshëm është jorealist, i padobishëm dhe kundërproduktiv. Kjo ju fut në një rreth vicioz, nga i cili është e vështirë të dalësh.

Flini mjaftueshëm. Mos e nënvlerësoni kurrë rëndësinë e gjumit për të përmirësuar inteligjencën emocionale dhe për të menaxhuar stresin. Gjatë gjumit, truri juaj rikarikohet, duke ju bërë të zgjoheni më vigjilentë dhe të kthjellët. Vetëkontrolli, vëmendja dhe kujtesa zvogëlohen kur nuk flini mjaftueshëm. Mungesa e gjumit rrit nivelet e hormoneve të stresit edhe në mungesë të një faktori shkaktues. Një gjumë i mirë ju bën më optimist, kreativ dhe proaktiv në trajtimin e njerëzve negativë dhe ju ndihmon të pranoni pikëpamjen e duhur për t’u marrë me ta, në një mënyrë të përshtatshme.

Përdorni “sistemin tuaj mbështetës”. Tundimi për t’ia dalë mbanë të vetëm është një mundësi joshëse, por krejtësisht e padobishme. Për të menaxhuar pranitë toksike, duhet të njihni dobësitë e qasjes suaj ndaj tyre. Kjo do të thotë të përfitoni nga rrjeti juaj mbështetës për të parë një person të ndërlikuar me tjetër sy. Ne të gjithë kemi një aleat nga ana jonë, në punë dhe jashtë kontekstit të punës, i cili është i lumtur për ne dhe është i gatshëm të na ofrojë ndihmën e tij për të nxjerrë sa më shumë nga një situatë e pakëndshme. Identifikoni këta njerëz në jetën tuaj dhe kërkoni nga ata që t’ju ofrojnë këshilla dhe ndihmë, kur keni nevojë për to. Edhe një gjë e thjeshtë që ilustron situatën mund të çojë në një perspektivë të re. Pothuajse gjithmonë, të tjerët e shohin zgjidhjen që ju nuk mund ta gjeni, sepse nuk janë të përfshirë aq emocionalisht në atë rrethanë të veçantë.

SI KONKLUZION

Para se të përsosni këtë sistem, do t’ju duhet të kaloni disa teste. Pothuajse gjithmonë, në provë do ju vënë ndërveprimet delikate me njerëz problematikë. Për fat të mirë, në sajë të plasticitetit të vet, truri mund të rimodelohet dhe të ndryshojë gjatë zbatimit të qëndrimeve të reja, edhe kur dështoni. Zbatimi i këtyre teknikave të shëndosha dhe “anti-stres”, përpara njerëzve më të vështirë, do të trajnojë trurin për të menaxhuar tensionin në mënyrë produktive dhe për të zvogëluar gjasat e efekteve negative. / HuffPost – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *