Home»Keshilla»Gjuha e trupit / Shtatë zakone të njerëzve të suksesshëm, që duhet t’i adoptoni

Gjuha e trupit / Shtatë zakone të njerëzve të suksesshëm, që duhet t’i adoptoni

Thonë se trupi ynë ka gjuhën e vet, dhe ndonjëherë flet shumë më fort se fjalët. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se njerëzit që dinë si të komunikojnë me efikasitet duke përdorur këto sinjale, kanë nivele më të larta të inteligjencës emocionale.

1. Qëndroni drejt

Kërrusja në karrigen tuaj, vendosja e bërrylave mbi tavolinë, dhe mbulimi i fytyrës me duar, janë të gjitha shenja të mungesës së respektit. Ato komunikojnë që ju s’keni asnjë interes në atë që dëgjoni. Në të kundërtën, në qoftë se uleni me shpinën drejt dhe shpatullat mbrapa, ju shfaqeni me më shumë vetë-besim – ky është një pozicion pushteti. Mbani mend: sa më shumë hapësirë që zë trupi juaj, aq më të suksesshëm dukeni. Asnjëherë mos rrini shtrembër: kjo ju bën të dukeni më të vegjël dhe projekton më pak pushtet.

2. Përdorni gjestet me korrektesë

Nëse e teproni me gjestet tuaja, njerëzit do të mendojnë se jeni duke u thënë gënjeshtra, ose që jeni duke u përpjekur të fshihni diçka. Nga ana tjetër, gjeste të hapura, si hapja e krahëve, vetëm sa tregojnë që ju s’keni asgjë për të fshehur.

3. Krahët hapur

Kur kryqëzoni krahët, ju dërgoni një sinjal të qartë: “Unë nuk jam fleksibël, dhe nuk pajtohem me atë që jeni duke thënë”. Edhe në qoftë se buzëqeshni, krahët dhe këmbët e kryqëzuara nuk janë zakone të mira të gjuhës trupit.

4. Mjaft prekët flokët

Nëse jeni një nga ata njerëz që vazhdimisht prekin flokët e veta, luajnë me to, ose përpiqen t’i rregullojnë gjatë gjithë kohës, ndërsa të tjerët ju flasin, hiqeni këtë zakon të keq! Ai vetëm tregon pasiguri dhe mungesë vëmendjeje. Mjaft i prekët flokët. Përpiquni të përqëndroheni në komunikim të natyrshëm.

5. Buzëqeshni

Edhe pse të buzëqeshni me çdo gjë, nuk e mbështet idenë se keni një karakter të fortë, nëse buzëqeshni në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, ju tregoni se keni kontroll mbi situatën rreth jush. Tregoni gjithashtu se mund të ruani qetësinë, pavarësisht se sa të vështira janë rrethanat.

6. Kontakti me sy

Kjo është ndoshta gjëja më e rëndësishme për t’u mësuar, në lidhje me gjuhën e trupit. Kontakti me sy shumë intensiv mund të frikësojë bashkëbiseduesit tuaj, dhe mund të duket se doni të kapni të gjitha gjestet dhe fjalët e tyre, për shkak pasigurisë tuaj. Megjithatë, nëse ju shmangni çdo kontakt me sy, atëherë gjithashtu dërgoni një mesazh: keni diçka për të fshehur. Duhet të përpiqeni të mbani kontaktin me sy në mënyrë të natyrshme, duke parë drejt e në sy, por edhe duke bërë herë pas here pauza, për të dhënë mesazhin e duhur.

7. Duarshtrëngimi i vendosur

Kurrë mos jepni një dorështrëngim të dobët. Nuk do të thotë që duhet t’ia thyeni dorën tjetrit, por nëse dikush ju zgjat dorën, sigurohuni që të jetë i vendosur. Një dorështrëngim i fortë projekton menjëherë vetëbesim dhe siguri. /bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *