Home»Horizonte»Teknologji»Dosja e zezë e Facebook-ut, “Frankenshtajnit” që ka dalë nga kontrolli

Dosja e zezë e Facebook-ut, “Frankenshtajnit” që ka dalë nga kontrolli

Nga Isabelle Hanne

Liberation

Nuk është më një risi që prej vitit 2004 Facebook, formaton, ndikon dhe kntrollon jetët tona. Pushteti i tij i jashtëzakonshëm u pa sidomos gjatë zgjedhjeve të fundit në SHBA dhe zgjedhjes së Trump-it president. Që prej nëntorit të kaluar një pyetje vazhdon të torturojë jo vetëm politikën amerikane, por mbarë rruzullin: A ndikuan shërbimet sekrete ruse në zgjedhje e presidentit të Amerikës?

Por, kjo dilemë që tashmë është bërë objekt hetimi, ka ngritur njëkohësisht edhe të tjera: Sa transparent është rrijeti social që e ka pranuar censurën në Kinë, por që nuk do t’i nënshtrohet rregullave në perëndim? Sa njohim ne për algoritmet dhe qëllimet e tij? A ka ai si synim shërbimin ndaj përdoruesve, apo thjeshtë dhe me çdo çmim pasurimin e aksionerëve të vet? A funksionon ai, me ndikimin që ka mbi jetën e njerzve, si një qeveri botërore? Nëse është kështu a duhet të ketë një kundër pushtet kontrollues?

Të gjitha këto pyetje e kanë bërë Neë York Times t’a krahasojë me Frankeshtajnin ndërsa britaniken Gardian të kërkojë shtetëzimin e tij.

Këto janë pikpyetjet që ngrihen mbi anën e errët të kësaj superfuqie që për vitin 2016 pati një fitim neto prej 10, 2 miliardë USD, duke u rritur 177% në krahasim me një vit më parë.

Facebook, profili i të dyshuarit

Në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit në Britani, një seri reklamash me temat e dashura për konservatorët u shpërndanë në disa zona kyç elektorale nga llogari fallco. Një muaj para se të ndodhte kjo, gjatë zgjedhjeve presidenciale të majit në Francë, vetë Facebook njoftoi se kishte mbyllur 30 mijë adresa fallco. Po të njëjtën gjë njoftuan drejtuesit e rrjetit social edhe para zgjedhjeve të dy javëve më parë në Gjermani, ku u mbyllën disa dhjetra mijë llogari.

Pasi, për shumë kohë me radhë e ka mohur ndikimin e kompanisë së tij në fushatat elektorale, Mark Zuckerberg ka filluar ta ngrejë pak perden e errët që mbulon rrjetin.

Miliarderi deklaroi në fillim të shtatorit se Faceboku kishte shitur pa e ditur gjatë fushatës elektorale në ShBA më shumë se 100 mijë USD hapsira reklamash që vinin prej 400 llogarive fallco të një fabrike gënjeshtrash me vendodhje në qytetin e dytë të Rusisë, në Shën Petërburg.

Këto 3000 reklama që u shpërndanë gjatë fushatës amerikane dhe që falsin nga çështjet e emigracionit deri tek ato të armëmbajtjes, i kanë kaluar tashmë kongresit të ShBA për shqyrtim. Senati dhe parlamenti do t’i marrin ato në shqyrtim në komisionin e sigurisë që po heton lidhur me ndërhyrjet ruse në fushatën amerikane.

“Ne po studiojmë grupimet ruse dhe ato nga vende të tjera të ish Bashkimit Sovjetik, për të kuptuar mënyrën se si ata i kanë përdorur mjetet tona” tha Zuckerbergu i cili do të dëshmojë përpara senatit në 1 nëntor.

“Eshtë një çmenduri”

Një ditë pas zgjedhjes së Donald Trump, President, Zucerberg, nën presionin e kampit demokrat deklaroi se ishte një çmenduri të mendoje se Faceboku ka ndikuar në këtë rrezultat. Sipas një zbulimi të fundit të  ëashington Post, që Lapsi.al e ka lexuar, 10 ditë pas zgjedhjeve në amerikëObama e ka thirrur bosin e facebookut për këtë shqetësim. Ai sërish e ka quajtur atë qeshrak.

Por vetëm dy javë më parë Zuckerbergu ka shkruar në Faceboook: “Ishte e pafalshme ta nënleftësoje këtë dhe më vjen keq. Ishte një shështje shumë e rëndësishme që nuk mund të mos përfillej”.

Por pavarësisht ndjesës, bosi i Facebook ka theksuar se ndërhyrjet nga jashtë ishin minimale në raport me mundësinë që kanë pasur kandidatët për të promovuar idetë e fushatës së tyre. Ai ka theksuar se ata kanë shpenzuar miliona dollarë, ose disa mijra herë më shumë reklamë online sesa shumat e ardhura nga Rusia. Por ai ka premtuar njëkohësisht marrjen e masave që fenomene të tilla të parandalohen.

Por vetë Zucerbergu që ka mbajtur disa herë qëndrime personale kundër Trump-it thotë: “Trump pretendon se Facebookun e ka kundër. Liberalët thonë se ne kemi ndihmuar atë. Kjo është fakt të drejtosh një platformë ku gjendet të gjitha idetë”.

Po në fakt Facebook mund të jetë një platformë pluraliste, por futja e reklamave me pagesë, pesë vite më parë, e ka transformuar atë. Ai është tani aktori i dytë në treg pas Google.

Akuzat

Kritikët thonë se rrjeti social nuk është i prirur për të bërë aq sa duhet për të luftuar kundër kësaj tip propagande, sepse modeli i tij ekonomik është i bazuar mbi këtë reklamë me çmime të ulta që bëhet pa ndihmën e ndërmjetësve dhe të agjentëve të reklamave. Facebooku i shet atyre një reklqamë të panjohur deri më sot, që targeton, vendndodhjen, gjërat që preferojnë, grupimet të cilave i përkasin, shpenzimet e zakonshme, qefet, preferencat politike etj. Pra e thënë më thjeshtë nga Lapsi.al: Nëse ti je një shqiptar në Berat dhe do të udhëtosh tek të afërmit e tu në Itali, në të njëjtën faqe, ti shikon një reklamë krejtësisht të ndryshme nga një shqiptar i Amerikës që është regjistruar në një grupim gjuetarësh.

Rjeti social me 2 miliardë njerëz që e hapin së paku një herë në muaj ka një pushtet të pamatshëm reklamimi. Ai ofron edhe një sherbim tjetër. Paguesi i reklamës është në gjendje ta shikojë dhe ta masë se sa vetë e kanë parë postimin e tij çka lejon që të dish në kohë reale se çfarë efekti ka pasur reklama jote.

Hakerat rusë nuk e kanë hakuar Facebookun. Ata thjeshtë e kanë përdorur atë me efikasitet maksimal. Mediat amerikane një pjesë të të cilave Lapsi i ka shfletuar kanë nxjerrë tashmë një pjesë të mesazheve të sponsorizuara nga rusët. Ato Janë inteligjente. Ato nuk bëjnë thirrje brutalisht për të votuar Trump-in. Ato mjaftohen të vënë në dukje problemet dhe tensionet e shoqërisë amerikane, dhe janë shpërndarë kryesisht në shtetet ku rrezultati ishte në fije të perit.

Gazeta ëashington Post ka arritur të zbulojë mesazhe kundër emigrantëve dhe kundër muslimanëve të sponsorizuara nga Rusët. Qëllimi i tyre ishte të “mbillnin kaos” ka thënë senatori demokrat amerikan Mark Varner, zv/kryetar i komisionit të sigurisë.

Nga uzinat e gënjeshtrave të Shën Petërburgut deri tek zgjedhësit amerikanë duket një rrugë e largët. Por ashtu sikurse e thotë edhe sllogani: “Facebook, afron botën”.

Tashmë provat ekzistojnë se Rusët janë hedhur me kokë dhe me gëzim në zemër për të ndikuar përmes Facebokkut në fushatën presidenciale amerikane. Llogari fallco, publicitet i targetuar deri në detaje, ata kanë përdorur në mënyrë inteligjente të gjitha mundësitë që të jepë rrjeti social (shiko në pjesën e Parë të dosiesë/shkrimi poshtë).

Masa dhe pesha me të cilën Kremlini ka ndikuar në zgjedhjen e Trump mbetet akoma të zbulohet dhe është në hetim e sipër, por amerikanët kanë arritur të zbulojnë se ku gjendet “fabrika e lajmeve të reme” prej ku dirigjohej manipulimi i I facebookut kundër kandidates Hillari Klinton. Nga periferitë e Shën Petërburgut disa qendra “Kiber- ushtare” punonin gjatë gjithë kohës përmes llogarish fallco për të mbështetur politikën e Kremlinit dhe për  të denigruar armiqtë e Rusisë. Edhe përpara se të fillonte fushata presidenciale në amerikë, mediat Ruse kishin raportuar për këtë fabrikë të prodhimit të lajmeve të rreme.

Një investigim i gazetës të pavarur “Novaia Gazeta” pati zbuluar një lidhje mes biznesmenit nga Shën Peterburgu Evgeny Prigogine dhe fabrikës së “trolls”. Ky afarist i mbiquajtur ndryshe edhe kuzhinjeri i Putinit (shiko foton Prigogine majtas) që njihet për lidhjet e tij të afërta me kremlinin është një nga aksionerët kryesorë të fabrikës së gënjeshtrave. Kompania e Prigoginit që njihet si një nga emrat më të mëdhenj të kuzhinës së Rusi, ka fituar shumë tendera shtetërorë, ka organizuar të gjithë ceremoninë e zgjedhjes president të Putinit, madje ai vetë i ka shërbyer shefave të shteteve kur ata takoheshin në Moskë dhe Shën Petërburg më liderin rus.

Të gjitha këto zëra kremlini k aka mohuar kategorikisht. “Ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë, ne s’kemi dëgjuar për këtë gjë, dhe s’duam që emri ynë të lidhet me këtë histori Facebook-u ka thënë zëdhënësi i presidencës ruse Dimitri Peskov. Por eksperti i pavarur dhe specialist i kibernetikës Andrei Soldatov, në një intervistë që i ka dhënë gazetës Libaration dhe që Lapsi.al e ka lexuar, pohon krejt të kundërtën. “Gjithçka vendoset në Kremlin” pohon aid he vazhdon: “Ka një ndryshim me periudhën sovjetike, atëherë ishin njerëz të ndryshëm që merreshin me çështjet e brendëeshme dhe të tjera që mbulonin ato të jashtme. Ndërsa tani është një rreth i ngushtë njerzish në Kremlin që merret me të dyja”.

Por Soldatov nuk i jep shumë rëndësi teorisë së ndërhyrjes në zgjedhjet e ShBA. “Shumat e harxhuara në para janë shumë pak (rreth 100 mijë dollar ka pohuar shefi i Facebook, Mark Zucerberg). Kremlini ka vendosur shumë vonë të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane. Kjo ndodhi pas shpërthimit të skandalit Panama Papers ku dolën dokumenta për pasurinë maramendëse të Putinin. Vetëm pas kësaj, presidenti Rus vendosi të hakmerret dhe në fakt u bazua në të dhënat e “spiunëve” të Facebookut që për hir të së vërtetës Rusia i mblidhte që prej vitit 2015”. Pra sipas tij këtu kemi të bëjmë me një lëvizje taktike jo strategjike. Por Soldatov shton: “Kjo nuk përjashton fakin se që prej tre vitesh ka pasur njerëz që paguheshin për të ndërhyrë në rrjetet sociale të Amerikës, Anglisë dhe Francës”.

Fundi i dy pjesëve të para të një specialeje, botuar në Liberation dhe sjellë në shqip nga Lapsi.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *