Home»Histori»Dhurimi i Konstandinit, mashtrimi më i madh në themelet ku u ngrit Kisha katolike

Dhurimi i Konstandinit, mashtrimi më i madh në themelet ku u ngrit Kisha katolike

Perandori Konstandin ishte sundimtari i parë i botës romake, që u konvertua në krishtërim. Në një dokument nga koha e sundimit të tij, ai i dha Papa Silvestrit supremacinë mbi të gjitha kishat në botë, tokat e pasura në të gjithë perandorinë, si dhe të drejtën për të mbajtur një kurorë perandorake.

E gjithë kjo u dha sepse Silvestri thuhej që kishte shëruar perandorin nga lebra. Konstandini gjithashtu i dorëzoi Papës qytetin e Romës dhe gjysmën perëndimore të perandorisë. Ky Dhurim i Konstandinit shtyu shumë papë që të shpallnin pushtetin e tyre mbi monarkët dhe princat e Evropës. Gjithashtu, u përdor për të inkurajuar të tjerët që t’i jepnin kishës siç kishte bërë Konstandini. Megjithatë, jo të gjithë ishin të bindur se dokumenti ishte real.

Në vitin 1440, Lorenzo Valla, një dijetar humanist dhe prift katolik, zbuloi se Dhurimi i Konstandinit ishte një falsifikim që ndoshta u shkruajt disa shekuj pas vdekjes së Konstandinit. Gjuha latine e përdorur në dhurim daton nga kjo periudhë e mëvonshme dhe gabimet historike në vepër, gjithashtu e bëjnë të pamundur që të jetë e vërtetë. Papati nuk pretendon më që të ketë pronësinë mbi Evropën Perëndimore. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *