Home»Rretherrotull»Deklarata për Shqipërinë e Xhixhi Bufonit, që i befasoi të gjithë

Deklarata për Shqipërinë e Xhixhi Bufonit, që i befasoi të gjithë

Trajneri i Italisë, Ventura dhe kapiteni Buffon pas mbërritjes në qytetin verior dolën në konferencën për mediat. Gjatë fjalës së tij Buffon flet edhe për përshtypjet që i ka lënë Shqipëria, pasi dy dekadave më parë ai erdhi të luante me Parmën në fushën e Teutës.

“Kam qenë në Shqipëri thuajse 23 vjet më parë, pasi kam luajtur me Parmën ndaj Teutës. Kjo është hera e dytë që vij në vendin tuaj. Kanë kaluar shumë vjet, por më duket sikur Shqipëria po evoluon, është bërë një vend i bukur dhe me njerëz optimistë. Kjo më lumturon, sepse në fund fatet e Shqipërisë dhe Italisë janë ndërthurur gjatë historisë”, tha Gianluigi Buffon.

Buffon ka habitur rreth asaj që dinte për historinë e vendit tonë, ndërsa tregon dhe vlerat tona.

“E njoh paksa historinë shqiptare, e kam studiuar dhe është shumë e bukur. Bëhet fjalë për një popull që ka identitet dhe krenari. Mbi të gjitha më bënte përshtypje kur lexoja në libra se: “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”. Kjo të bën të kuptosh bashkimin e madh që ekziston, përtej diferencave, mes të cilave edhe fetare. Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë ndihen shqiptarë dhe kjo është një vlerë e jashtëzakonshme”, tha Buffon.

Ndërsa përqendrohet në aspektin sportiv Buffon thotë se nën drejtimin e Panuccit kombëtarja jonë do të vazhdojë të përmirësohet.

“Shumë lojtarë luajnë aktualisht në kampionatin tonë, të tjerë kanë luajtur ose janë rritur aty. Më vjen mirë që në këto vitet e fundit Shqipëria ka arritur rezultate të mëdha me këta futbollistë dhe me trajnerët italianë. Në këtë këndvështrim besoj se ju kemi ndihmuar për tu rritur në futboll. Panuçi është ish-shoku im i skuadrës, besoj se do të vazhdoni të përmirësoheni, pasi ai ka aftësinë dhe eksperiencën për të punuar mirë drejt kësaj rruge të re me Shqipërinë”, tha Gianluigi Buffon.

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *