Home»Bota»Kokteili i ksenofobisë dhe gënjeshtrës

Kokteili i ksenofobisë dhe gënjeshtrës

Qeveria hungareze ka nisur një fushatë propagandistike kundër miliarderit hebre-amerikan George Soros, për të fuqizuar agjendën e vet nacionaliste, shkruan Matyas Gyozo në “Ora”. Tetë milion hungarezë kanë marrë një anketë në postën e tyre, ku u kërkohet opinioni i tyre në lidhje me atë që qeveria e quan “PLani Soros”, për të rikthyer dhe ristabilizuar refugjatët në Hungari. Financieri dhe filantropi i lindur në Hungari, është e vërtetë se ka shkruajtur herë pas here opinione, ku argumenton se Bashkimi Evropian duhet të integrojë disa prej migrantëve të dëshpëruar, që kanë mbërritur në brigjet e tij gjatë viteve të fundit. Por ky “tekst propagande i maskuar si pyetësor, krijon përshtypjen e një vizioni apokaliptik të Sorosit, që planifikon fundin e kulturës evropiane”.

Pyetjet “dashakeqe dhe të pavërteta” kërkojnë, për shembull, nëse një votues e mbështet propozimin e Sorosit për të hequr të gjithë gardhet në kufi, apo t’u jepen imigrantëve dënime më të bukta për krime – gjëra të cilat ai nuk i ka propozuar.

Në të gjithë vendin, janë të përhapur posterat ku shfaqet Sorosi i buzëqeshur me sloganin: “Mos lejoni që Sorosi të qeshë i fundit”. Gjëja më e trishtë është se ky vend ka vërtetë nevojë që të zhvillojë një debat për refugjatët, duke përfshirë një diskutim realist në lidhje me rrezikun potencial që i kanoset shoqërisë, nga pranimi i tyre dhe rrezikut që del për pozicionin ndërkombëtar të Hungarisë, nëse i lë jashtë. Por Kryeministri hungarez, Viktor Orban nuk dëshiron të diskutojë, “por vetëm të demonizojë”. / Përgatiti: Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *