Home»Keshilla»Arti i ruajtjes së qetësisë: 5 strategji të mençura

Arti i ruajtjes së qetësisë: 5 strategji të mençura

1. Njihni kë kini përballë, por mbi të gjitha njihni veten

Njohja e të tjerëve nënkupton mençuri, por njohja e vetes është një iluminim i vërtetë. Por pse duhet të njohësh veten për të debatuar në mënyrë efektive?

Për të mos humbur qetësinë, ne duhet të punojmë për forcën tonë të brendshme, sigurinë tonë dhe vetëvlerësimin tonë.

Nëse dikush ju thotë se jeni i paaftë ose keni një ego të pamatë, deklarata të tilla nuk duhet t’ju dëmtojnë në asnjë mënyrë, sepse e njihni mirë veten tuaj.

Ajo që nuk është e vërtetë, pra, nuk mund dhe nuk duhet t’ju lëndojë.

Për të triumfuar në një diskutim, është më mirë të njihni dobësitë e personit tjetër. Duke ditur, për shembull, se ata që janë para nesh kanë vetëbesim të ulët ose që transformojnë pasigurinë në agresion, ne do të jemi më të relaksuar, më të sigurt në veten tonë.

Njohja dhe aftësia për t’u lidhur me veten dhe me ata që kemi para nesh, na jep më shumë kontroll mbi situatën.

2. Në çdo debat, fikni emocionet negative

Për të mos humbur qetësinë gjatë një debati, duhet të mësoni të kontrolloni emocionet tuaja negative. Zemërimi, krenaria, inati, tradhëtia, nervozizmi … janë të gjitha emocione që na vënë në mbrojtje dhe që na shtyjnë për të sulmuar personin tjetër.

Një debat është arsyeja kryesore përse shpesh humbni kontrollin, ndaloni argumentimin në mënyrë logjike dhe bini në qortime dhe dialogje sterile, që nuk çojnë askund.

Për të marrë frenat e situatës, bëni kështu:

* Shikoni situatën nga jashtë, të qetë.

Asgjë nuk mund të të dëmtojë prej aty, jeni mirë me veten, jeni të përqafuar nga vetë-vlerësimi juaj.

* Tani shqyrtoni se cilat argumente mund të përdorni për të sqaruar situatën.

3. Mos u përgjigjni menjëherë, merrni pak kohë

Në diskutimet sterile, bashkëbiseduesit nuk dëgjohen mes tyre, pyetjet mbivendosen me përgjigjet dhe, pas ca kohe, përdoren komentet helmuese, kritikat jo konstruktive dhe frazat për të cilat, më vonë mund të pendohemi.

Cili është qëllimi? Natyrisht për hiçgjë.

• Për t’i dhënë formë një diskutimi të frytshëm në të cilin gjithmonë mund të ruajmë qetësinë, është e këshillueshme që të marrim kohë për t’u përgjigjur. Nuk ka nxitim.

• Dëgjoni me kujdes atë që thotë tjetri. Analizojeni.

• Rregulloni ndikimin që mund të ketë tek ju dhe pastaj mendoni për një përgjigje.

Megjithatë, mbani mend: kjo përgjigje nuk duhet ta rrisë tensionin.

Nëse shihni se diskutimi nuk po shkon askund dhe shërben vetëm për të qortuar dhe për t’u pushtuar nga emocionet negative, ndaleni.

Mos harroni se ka diskutime që nuk meritojnë as të adresohen.

4. Merrni frymë thellë

Kur jemi në gatishmëri, kur jemi në një debat, truri e interpreton pothuajse si një kërcënim.

Është atëherë që ndodhin disa reaksione: dridhje, frymëmarrje e vështirë, gojë e thatë, dhimbje stomaku, e kështu me radhë.

Për të mos e humbur qetësinë gjatë një debati, nuk ka asgjë më të mirë se rregullimi i frymëmarrjes.

Për ta bërë këtë, do t’ju duhet të merrni frymë thellë dhe të nxirrni frymë me lehtësi. Një trup më i qetë arsyeton më mirë.

5. Stërvituni me qetësinë e brendshme: Përgatituni për sfidat e përditshme të jetës

Jeta jonë e përditshme kërkon shumë: të dish se si të debatosh në mënyrë efektive, të përballesh me zhgënjim, kritika dhe fatkeqësi të çdo lloji.

Të qënit të përgatitur “brenda” do të na ndihmojë për të adresuar më mirë sfidat e jashtme. Për ta bërë këtë, ndihmon shumë nësevëmë në praktikë aktivitetet e mëposhtme:

• Praktikimi i “mindfulness”.

• Praktikimi i disa sporteve.

• Lehtësimi i emocioneve tona përmes veprimtarisë artistike: shkrim, pikturë etj.

• Kultivimi i unit të brendshëm: përmirësimi i vetë-besimit, vetë-vlerësimit.

• Praktikimi i dialogut aktiv dhe të sigurt, rritja e fjalorit, krijimi i strategjive për t’u përdorur në çdo dialog dhe që lejojnë të jeni më të sigurt në vetvete, më të relaksuar.

Vërini këto këshilla të thjeshta në praktikë. Të jeni të sigurt, se herën tjetër që do të debatoni me dikë, ju do të përballeni me situatën, në mënyrë efektive dhe me kompetencë. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *