Home»Bota»Angelina Jolie ka shërbyer si “kurth mjalti” për bosin e Ugandës

Angelina Jolie ka shërbyer si “kurth mjalti” për bosin e Ugandës

Angelina Jolie është kaq e përkushtuar në punën e saj ndërkombëtare humanitare, saqë një herë ka rëndë dakord të shërbejë si kurth mjalti për bosin ugandez të luftës, Joseph Kony, në emër të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, shkruan Sunday Times.

Në emaile të dërguar pesë vjet më parë, por që janë bërë publikë vetëm kohët e fundit, ish Kryeprokurori ekscentrik Luis Moreno Ocampo, thoshte se Jolie kish dalë vullnetare që të bashkohej me një ekip të forcave speciale amerikane në Republikën e Afrikës Qendrore, dhe “të ftonte Konyn për darkë, me qëllimq ë të arrestohej”.

Në emailin e saj dërguar Ocampos Jolie shkruan: “Brad më mbështet”, duke iu referuar bashkëshortit të atëhershëm, aktorit Brad Pitt. “Le të diskutojmë logjistikën”. Nuk bëhet e ditur nëse plani i Jolie u realizua. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *