Home»Horizonte»Mistere»A ndihmoi Banka e Vatikanit, për fshehjen e floririt të nazistëve?

A ndihmoi Banka e Vatikanit, për fshehjen e floririt të nazistëve?

“Mbani mend betimin e tuaj”, bërtet komandanti i Gardës zvicerane. “Nuk duhet të flisni kurrë për këtë këtu”. Ai tregon me dorë dhjetëra arka që po shkarkohen nga një kamion dhe po shpien në Bastionin e Nikollës V – vendi ku ndodhet banka e sapokrijuar e Vatikanit.

Burrat rrijnë të heshtur, por e dinë ekzaktësisht se çfarë po mbulojnë: pasuri që ishte vjedhur prej burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë.

Kthehemi pas në kohë, në 12 prill 1941: Trupat e Hitlerit kanë pushtuar Beogradin. Shumë shpejt ata ndajnë Jugosllavinë mes Kroacisë kryesisht katolike dhe Serbisë ortodokse. Sidomos në Kroaci, diktatori kukull Ante Paveliç udhëheq një regjim brutal në emër të nazistëve, që rezulton në vdekjen e 750 mijë njerëzve – shumë prej tyre hebrenj dhe romë. Ustashe, siç quhet milicia brutale e diktatorit, është përgjegjëse për vrasjet.

Njerëzit e saj plaçkisin zotërimet e viktimave, duke nxjerrë miliona. Deri në fund të luftës, Ustashe ka një koleksion gjigand dhëmbësh floriri, bizhuterish, dhe gurësh të çmuar me vlerë 80 milionë dollarë – dhe nis të kërkojë një mënyrë për të transportuar pasurinë në vende të tjera, pa u vënë re. Dhe këtu hyn në lojë Banka e Vatikanit – ajo ishte krijuar vetëm për një qëllim të tillë tre vite më herët. Thesari i nazistëve është fshehur në Vatikan, dhe pjesërisht është përthithur nga Kisha. Në vitin 1999, të mbijetuar të Holokaustit u përpoqën të hedhin në gjyq Istituto per Opere di Religione, por instituti nuk bashkëpunoi. Çështja u mbyll në vitin 2007; banka është pjesë e sovranitetit të Selisë së shenjtë e si pasojë, imune. Ky status special shumë shpejt do të shpinte në marrëdhënie me botën e nëndheshme… “I.D.” / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *