Home»Horizonti.al»Shkence»5 shpikjet e Teslës, që kërcënuan elitën globale

5 shpikjet e Teslës, që kërcënuan elitën globale

Shumica e shpikjeve të mëdha, e ndryshojnë rrënjësisht shoqërinë në të cilën ndodhin. Duke qenë se njerëzit në krye të strukturës sociale kanë më shumë për të fituar nëse ruajnë status quo-në, ata i shtypin teknologjitë revolucionare, që mund të jenë të favorshme për botën, por të rrezikshme për ekzistencën e tyre. Nikola Tesla, gjeniu i inxhinierisë nuk bënte përjashtim. Ja disa prej teknologjive që “nuk duhet t’i dini”, të Nikola Teslës.

1. Rrezja e Vdekjes

Nikola Tesla shpalli se kishte shpikur një “rreze vdekjeje”, të cilën e quajti “Teleforce”, në vitet 1930.

Pajisja ishte e aftë të krijonte një rreze të fuqishme energjise, “që mund të përdoret për shkatërrimin e avionëve të armikut, ushtrive të huaja ose çdo gjë tjetër që ekziston”.

E ashtuquajtura “rreze e vdekjes” nuk u ndërtua kurrë, sepse ai besonte që do të ishte shumë e lehtë për shtetet që të shkatërronin njëri-tjetrin.

Sipas Teslës, një vend mund të “shkatërronte çdo gjë që afrohej brenda 200 miljeve …”

Po kështu, mund të krijohej një “mur energjie që do ta bënte një vend të papenetrueshëm nga cilado ushtri e huaj”.

Tesla tha se ishin bërë përpjekje për t’ia vjedhur shpikjen. Por hajdutët ose spiunët ishin larguar duarbosh.

2. Oshilatori i Teslës

Në vitin 1898, Tesla pretendoi se kishte ndërtuar të vogël lëkundëse që, kur e vuri në punë në zyrën e tij, shkundi ndërtesën dhe gjithçka rreth saj.

Pra, pajisja mund të simulonte tërmete. Tesla e kuptoi menjëherë se sa e tmerrshme ishte një pajisje e tillë.

Tesla tha se “mori një çekiç dhe e shkatërroi, ndërsa punëtorëve u tha të bënin sikur nuk dinin gjë”.

Disa teoricienë besojnë se qeveria vazhdon të përdorë kërkimet e Tesla në vende si objekti HAARP në Alaskë.

3. Energji elektrike falas

Me financimin e JP Morgan, Tesla krijoi dhe ndërtoi ëardenclyffe Toëer, një stacion gjigant transmetimi me valë, në Nju Jork në vitet 1901-1902.

Morgan mendoi se Kulla e ëardenclyffe mund të ofronte komunikim pa tel në të gjithë botën. Megjithatë, Tesla kishte plane të tjera.

Tesla kishte për qëllim të transmetonte mesazhe, telefoni e madje fakse përtej Atlantikut, në Angli dhe tek anijet në det, bazuar në teorinë e tij të përdorimit të Tokës për të përcjellë sinjale.

Nëse projekti do të funksiononte, çdokush mund të kishte energji elektrike thjesht duke futur një tel në tokë. Për fat të keq, energjia elektrike falas nuk është fitimprurëse.

Dhe ky sistem mund të ishte i rrezikshëm për elitën globale, sepse mund të ndryshonte thellësisht industrinë e energjisë elektrike.

Imagjinoni sa ndryshe do ishte bota, nëse shoqëria nuk do kishte nevojë për naftë për të funksionuar?

A mund të ruajnë kontrollin e tyre, fuqitë e mëdha botërore?

Morgan refuzoi të financojë ndryshimet. Projekti u braktis në vitin 1906 dhe nuk u zbatua kurrë.

4. Disku fluturues

Viti 1911. Tesla shpall se do të krijojë një makinë që sfidon gravitetin.

“Makina ime fluturuese nuk do të ketë as krahë, as helikë. Do mund ta shihni në tokë dhe kurrë nuk do të mendonit se është makinë fluturuese”.

“Ajo do të jetë në gjendje të lëvizë përmes ajrit në çdo drejtim, me siguri maksimale, me shpejtësi më të larta sesa deri sot”.

Disku fluturues i Teslas varej nga sistemi falas i energjisë, në një kohë kur avionë e makina ishin të varura nga industria e naftës.

Edhe kjo shpikje pati të njëjtin fat me energjinë elektrike falas.

5. Anijet fluturuese

Tesla propozoi që anijet fluturuese me fuqi elektrike, do të transportonin udhëtarët nga Nju Jorku në Londër për tre orë, duke udhëtuar rreth tetë kilometra mbi tokë.

Ai gjithashtu imagjinonte se energjinë mund ta merrnin nga atmosfera, pa patur nevojë të ndalonin për furnizim.

Të tilla anije ajrore pa pilot mund edhe të përdoreshin edhe për të transportuar pasagjerët në një destinacion të zgjedhur, ose për një sulm ajror nga distanca.

Sot kemi dronë pa pilot që kryejnë misione luftarake, aeroplanë supersonikë që fluturojnë me shpejtësi të mahnitshme…

… dhe teknologji anijesh kozmike që vijnë përreth Tokës në atmosferën e sipërme.

E megjithatë, Teslës kurrë nuk iu njoh merita për këtë shpikje, që ishte e tija. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *