Home»Bota»Trump nuk i ngushëlloi për tërmetin, Meksika tërheq ndihmën për uraganin në SHBA

Trump nuk i ngushëlloi për tërmetin, Meksika tërheq ndihmën për uraganin në SHBA

Meksika ka tërhequr ofertën e saj për ndihmë ndaj viktimave të Uragani Harvey pasi një tërmet me magnitudë 8.1 goditi shtetet jugore të Oaxacas dhe Chiapas, duke vrarë 96 vetë.

Një deklaratë e lëshuar nga ministria e jashtme e Meksikës tha se ndihma tani do të riorientohet për të ndihmuar ata që u prekën nga tërmeti shkatërrues dhe Uragani Katia që bënë kërdinë në Meksikë.

Deri në 5,000 shtëpi u shkatërruan në Chiapas, dhe autoritetet kanë frikë se dëmi në Oaxaca mund të jetë edhe më i madh.

“Duke pasur parasysh këtë situatë, qeveria meksikane do të kanalizojë të gjithë mbështetjen logjistike në dispozicion për familjet dhe komunitetet që janë prekur në Meksikë dhe ka informuar qeveritë e Teksasit dhe SHBA-së se, për fat të keq, me këtë rast nuk do të jetë e mundur të ofrohet ndihma e ofruar fillimisht për Teksasin në fund të gushtit, në prag të Uraganit Harvey”, tha ministria e jashtme në një deklaratë.

Meksika kishte premtuar të ofronte ushqim, gjeneratorë dhe ndihmë mjekësore në Teksas “si duhet të bëjnë gjithmonë në kohë të vështira, fqinjët e mirë”.

Por Presidenti amerikan kurrë nuk pranoi zyrtarisht ofertën dhe vazhdoi të sulmonte vendin në Tëitter, duke e quajtur atë “një nga shtetet me krimin më të lartë në botë”.

Trump nuk ofroi ngushëllime pas tërmetit dhe stuhisë, duke nxitur kritika të rënda nga e gjithë bota. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *