Home»Lifestyle»Studimi: Kjo është mosha e duhur për t’u martuar

Studimi: Kjo është mosha e duhur për t’u martuar

Dëshironi që martesa juaj të zgjasë së paku pesë vjet?

Shumica e njerëzve e bëjnë – pesë vjet është zyrtarisht koha e mjaftueshme për “ta provuar”, dhe për të hedhur peshqirin, nëse gjërat nuk shkojnë.

Nëse zgjat më pak, njerëzit pyesin pse nuk i pe sinjalet e alarmit kur u shfaqën që para se të martoheshe?

Një studim mbi zakonet e divorcit nga Universiteti i Utah ka gjetur se më pak njerëz që martohen midis moshave 28-32 ndahen në vitet që pasojnë.

Sociologu Nick Uolfinger udhëhoqi analizën e të dhënave nga 2006-10 dhe 2011-13 të Studimit Kombëtar të Rritjes Familjare.

Ai zbuloi se moshat 28-32 ishin vitet më të mira për një martesë të suksesshme.

Më parë besohej se sa më i moshuar që martohesh, aq më pak ka gjasa që të divorcohesh.

Tani gjetjet tregojnë se ka dy kulme në shkurorëzimet brenda pesë viteve të para, rreth adoleshencës dhe martesave të hershme në të 20-tat, dhe në martesat e bëra mbi moshën 45 vjeçare. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *