Home»Lifestyle»Keshilla»Si të ...»Si të studioni perfekt, për një provim matematike

Si të studioni perfekt, për një provim matematike

Praktika sjell përsosmërinë kur është fjala për matematikë – prandaj mësuesi ju jep kaq shumë probleme të lodhshme si detyra shtëpie! Shumë njerëz përpiqen të studiojnë për matematikë thjesht duke mësuar përmendësh formulat dhe ekuacionet, ashtu si do të mësonin përmendësh faktet dhe datat. Ndërsa njohja e formulave dhe ekuacioneve është e rëndësishme, mënyra më e mirë për t’i mësuar është duke i përdorur ato.

1. Shikoni shënimet e mbajtura në klasë. Pas shkollës, shikoni shënimet që keni marrë në klasë atë ditë për 15 deri në 20 minuta. Me afrimin e një testi, rishikoni shënimet tuaja për të gjithë mësimin ose kapitullin në tërësi. Kushtojini vëmendje të veçantë shembujve të problemeve që mësuesi ka dhënë në klasë, pasi këto do të ndihmojnë në zbërthimin e mënyrës si funksionon një formulë e caktuar.

2. Bëni probleme të ngjashme me ato që ju janë dhënë detyrë shtëpie. Supozoni se ju janë dhënë numra çift për detyrë shtëpie, sepse përgjigjet e numrave tek janë në pjesën e prapme të librit. Punoni me këto probleme me numra tek, pastaj kontrolloni përgjigjet tuaja për të parë se ku janë pikat e forta dhe dobësitë tuaja. Pyetni mësuesin nëse libri juaj i matematikës ka një faqe interneti online. Ndonjëherë tekstet online mund të ndihmojnë duke ofruar teste dhe materiale mësimore shtesë.

3. Bashkohuni me një grup studimi. Njerëz të ndryshëm i shohin konceptet në mënyra të ndryshme. Diçka që keni vështirësi ta kuptoni mund të merret vesh kollaj nga një partner studimi. Nëse të gjithë në grup nuk e kuptojnë diçka, kërkoni mësuesin për ndihmë.

4. Kërkojini dikujt të bëjë probleme praktike për ju. Nëse jeni në një grup studimi, ju mund të krijoni dhe shkëmbeni teste praktike për njëri-tjetrin. Kërkojini një anëtari të familjes ose dikujt në klasën tuaj që të punoni së bashku në shembujt e praktikës. Nëse teksti juaj ka një faqe interneti, shikoni nëse mund të shkarkoni problema praktike.

5. Shpërbleni veten kur mësoni shumë. Ju meritoni një pushim pas disa orësh studime intensive! gjeni një mënyrë për të shpërblyer veten pasi keni studiuar shumë, me qëllim që të motivoheni. Për shembull, mund të hani çokollata, të dilni në biçikletë, të luani një lojë për 20 minuta ose të bëni diçka që ju kënaq.

6. Pushoni dhe hani mirë para provimit. Mundohuni të mos stresoheni, teksa provimi afrohet. Bëni një gjumë të mirë natën para provimit. Hani një mëngjes të plotë dhe, nëse testi është më vonë gjatë ditës, një drekë të mirë.

Mundohuni të hani një gjë të lehtë, të shëndetshme, si bajame, para provimit, për t’i dhënë trurit tuaj pak më shumë “karburant”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *