Home»AAARretherrotull»Si mundet bota të fokusohet tek zgjidhjet, kur tani gjithçka është në rrezik?

Si mundet bota të fokusohet tek zgjidhjet, kur tani gjithçka është në rrezik?

Shkatërrimet e shkaktuara prej uraganëve Harvey dhe Irma janë thjesht më të fundit në një listëtë gjatë problemesh financiare që SHBA, Evropa dhe pjesa tjetër e botës, nuk përballojnë dot që t’i paguajnë. Dhe ndërsa hyjmë në kohën më të luhatshme të tregut, pyetja që del është se si kombet, apo komuniteti global, mund të fokusohen në zgjidhje ekonomike, kur tani çdo gjë është në rrezik?

Luftëra:

Koreja e Veriut – Koreja e Jugut – SHBA – Japonia – Kina – Rusia (përfshirë luftë bërthamore)

Ukrainë – SHBA – Rusi

Siria – Izraeli – SHBA – ISIS – Al-Qaeda – Arabia Saudite, Jemeni – Irani, Iraku etj

Kina – India – Pakistan – Afganistan – SHBA

Lufta civile dhe terrorizmi:

Në shumicën e vendeve përfshirë SHBA dhe Evropë

Rreziku ekonomik:

Borxhi Global 230 trilion dollarë – kurrë nuk mund të paguhet, as të financohet kur normat të normalizohen

Detyrimet e pafinancuara globale 250 trilionë dollarë – kurrë nuk do të paguhen

Bilancet e bankave qendrore $ 20 trilion – të gjitha të paafta të paguajnë

SHBA e falimentuar – mbështetur vetëm nga dollari i mbivlerësuar dhe ushtria

Shpërthimi i borxhit të Kinës nga 2 trilionë dollarë në 40 trilionë dollarë që nga viti 2000 – flluskë masive

Shumica e vendeve të industrializuara dhe ato në zhvillim mbijetojnë vetëm me lehtësimin sasior – i papërballueshem

Normat e interesit në zero ose më poshtë në 20 vende – të paqëndrueshme

Sistemi i parave të letrës – monedhat shkojnë drejt zeros.

Rreziku financiar:

Derivatet globale prej $ 1.5 quadrillion – të gjitha do të “shpërthejnë” teksa kundërpalët dështojnë

Sistemi bankar i falimentuar evropian – nuk ka gjasa të mbijetojë

Fluska në shumicën e klasave të aseteve – aksione, obligacione, prona

Rreziku politik:

SHBA ka një president të dyshimtë – rrezik për veprimeve irracionale

Elita e BE-së – e pa zgjedhur dhe e papërgjegjshme – shkatërrimi i Evropës

Trendi i globalizimit – shumë i rrezikshëm për stabilitetin global.

Ndoshta nuk duhet të habitemi që të gjitha përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve vijnë nga agjencitë që kërkojnë të ndryshojnë tërësisht sistemin aktual monetar. Kriptomonedhat u ofrojnë individëve mundësinë për të anashkaluar monedhën vendase të tyre të zhvlerësuar, ndërkohë që koalicioni BRICS ka propozuar kohët e fundit një kthim në standardin e arit, duke filluar me shitjen e naftës dhe një refuzim të dollarit.

Në fund të rrugës, çdo zgjidhje e vërtetë do të nënkuptonte një fund të rendit financiar aktual dhe fundin e sistemit uni-polar të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara. Por ky skenar nuk do të realizohet lehtë…. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *