Home»Lifestyle»Rregulli 15-minutësh. Si të rimerrni kontrollin e jetës tuaj, brenda çerek ore

Rregulli 15-minutësh. Si të rimerrni kontrollin e jetës tuaj, brenda çerek ore

Për të ndryshuar jetën tonë nuk duhet të jemi superheronj. Mjaftojnë në të vërtetë 15 minuta të shpenzuara mirë. Fillon me një koncept të thjeshtë: aktiviteti nxit vitalitetin. E thjeshtë por e provuar shkencërisht. Eshtë një zonë e trurit – Reticular Activating System (RAS) – e përbërë nga një rrjet kompleks lidhjesh nervore, që kanë një rol themelor në aftësinë tonë për të qëndruar vigjilent dhe të kthjellët. Aktiviteti i skajeve nervore që lidhin trurin me pjesë të ndryshme të trupit stimulon RAS-in. Me një fjalë, sa më shumë që jemi aktivë, aq më shumë ndihemi të zgjuar. Është një rreth virtuoz dhe kur modifikoni një model sjelljeje, ju eliminoni të gjitha “degët e thata” për të bërë hapësirë ​​për gjëra të reja. Caroline Buchanan argumenton se shumë pak është e mjaftueshme për të ndryshuar, dhe nuk ka dyshim për këtë.

“Një nga arsyet pse Rregulli im i 15 minutave funksionon – thotë ajo – është se ju do shtyheni të lini pas dore të gjitha mendimet e tjera, në favor të gjërave që ju duhet të bëni brenda 15 minutave tuaja. Udhëzimet janë të qarta, koncize dhe imune ndaj çdo manipulimi, dhe janë të zbatueshme për njerëzit e organizuar ose të çorganizuar. Është një mjet i projektuar për të riorganizuar imagjinatën, mendimin pozitiv, argëtimin, përqendrimin dhe kreativitetin”. Që nga ajo tufë dokumentash mbi tavolinë ose brenda sirtarit, diçka e mirë mund të lindë. Por jo vetëm. Duke shkuar më tej, mund të zbulojmë gjithashtu se rezistenca ndaj ndryshimeve, krijimi i marrëdhënieve më të qëndrueshme, trajtimi i çështjeve me guxim mund të kenë rrënjë shumë më të thella. Ashtu si tendenca për t’u shqetësuar gjithmonë për gjithçka.  Ja hapat për të filluar ndryshimin.

Kur nuk u japim besim njerëzve

Kur keni një ndjenjë rezistence, me të vërtetë ia vlen të pyesni pse, pikërisht, mendoni kështu. Ngurrimi për të dhënë besim, për shembull, mund të ketë rrënjë në fëmijërinë tuaj, dhe tek një prind që ju ka zhgënjyer shumë, ose ju ka bërë të besoni, se asnjë i rritur nuk është i besueshëm. Nëse nuk jeni në dijeni të problemeve që keni pasur në të kaluarën dhe keni filluar të trajtoni plagët tuaja, ju mund të jeni duke projektuar këto ndjenja për të gjithë dhe për çdo realitet, duke futur kështu të gjitha marrëdhëniet e tashme në kaos. Mund t’ju ndodhë të ankoroheni pas anëtarëve të familjes tuaj, edhe pse kjo mund t’ju bëjë që të rrethoheni me njerëz që ju kanë lënduar, ose nuk janë në gjendje t’ju japin atë që ju nevojitet. Por nëse e braktisni frikën e lëndimit, rezistenca ndaj marrëdhënieve të shëndetshme do të ulet.

2. Si të gjeni entuziasmin

Duke hyrë në veprim. Dhe të keni dëshirë ta bëni, pavarësisht nga mendimet negative. Imagjinoni të jeni në majë të një kodre dhe të hidhni tutje të gjitha fjalitë që nisin me “Po, por,” “Po sikur”, si dhe të gjitha ato mendime negative që ju mbajnë në kontroll. Imagjinoni të bëni gjithçka që dëshironi të bëni dhe t’i jepni vetes një dozë të mirë entuziazmi. Pasi të keni nisur, do të vijë edhe shtytja. Shpesh ndodh që të jesh entuziast në fillim, por të humbasësh interesin në mes. Imagjinoni të bëni një punë me vullnet dhe entuziazëm, më pas imagjinoni të bëni të njëjtën punë pa këto dy forca. Mendoni se sa do të humbisnit nëse nuk do të kishit armë kaq të fuqishme! Ju keni shumë për të humbur nëse nuk përfitoni plotësisht nga këto aleatë dhe shumë për të fituar nëse i përdorni ato. Për t’ju dhënë një nxitje, shkruani sot tre projekte që do të entuziazmoheni për t’i arritur. Në një shkallë nga 1 në 10, me 10 si rezultatin maksimal dhe 1 si rezultat minimal, bëni një renditje të nivelit të vullnetit të mirë dhe entuziazmit që ndjeni në të tashmen, për secilin projekt. Shikoni rezultatet, reflektoni për qëndrimin tuaj ndaj secilit prej projekteve dhe riformulojini ato.

2. Qasja, asi nën mëngë

Mundohuni ta mbani mirë në mendje këtë akronim: Qasja Rregullon Gjithmonë Gjithçka, sepse mënyra se si ne perceptojmë diçka, ndikon në mënyrën se si i qasemi. Me qasjen e duhur mund të zgjidhni çdo problem, të madh ose të vogël, afatgjatë ose afatshkurtër. Provojeni sot ose provojeni për 15 minuta, herën tjetër që dëshironi të bërtisni nga dëshpërimi për një problem që vazhdon të shfaqet.

3. Për ata që shqetësohen shumë

Mërzija është një stërvitje jashtëzakonisht e lodhshme, kështu që nuk do të ishte mirë të pyesnit përse shqetësoheni kaq shumë? Mund të ndodhë që prindërit tuaj kanë qenë shumë të shqetësuar, kështu që me anë të reagimit ju keni miratuar pa vetëdije, ose keni pasur një fëmijëri të pasigurt. Ndoshta keni përjetuar një zhgënjim të rëndësishëm, që ka dëmtuar sigurinë në vetvete. Ose nuk mund të gjeni ndonjë arsye për sjelljen tuaj. Cilido qoftë shkaku, reagimi për t’u shqetësuar mund të jetë kthyer në një zakon. Por kini kujdes se zakonet mund të ndryshojnë, sado besnikë të jeni. Përdorni rregullin e 15 minutëshit për të zbutur shqetësimin. Pra, për të filluar, jepni vetes 15 minuta për të menduar dhe analizuar të gjitha shqetësimet tuaja. Bëhuni të vetëdijshëm. Mos u mundoni t’i shtypni ato sepse, atëherë kur më pak e prisni, ata përsëri do t’ju vijnë në mendje! Pastaj, në fund të 15 minutave, lëreni të shkojë. Qëllimi në këtë rast është që t’ju ndihmojë të merrni kontrollin e gjërave që ju interesojnë, për t’i parandaluar që t’ju kontrollojnë ato juve.

5. Nëse nuk jeni të kënaqur nga marrëdhënia në çift

Jepini vetes 15 minuta për t’u ulur dhe menduar se si e shihni në marrëdhënien me partnerin tuaj dhe ku e keni mërzitur partnerin. Nëse kuptoni se jeni duke pretenduar se ndryshimet bëhen vetëm nga njëri, pyesni veten nëse po silleni drejt apo me realizëm. Ju gjithashtu mund të provoni të ushtroni partnerin për të parë se si i sheh gjërat. Ky zbulim mund t’ju hapë sytë dhe t’ju ndihmojë të gjeni një mënyrë për “t’u takuar në gjysmë të rrugës”.

6. Për ata që janë në kërkim të një partneri të ri

Kaloni 15 minuta për të hartuar një listë të gjërave që mendoni se do t’ju pengojë të takoni partnerë të mundshëm, që mund të jenë të mirë për ju. Edhe në një periudhë të tillë të kufizuar kohore, mund të kuptoni se çfarë është e gabuar. Për shembull, mund të kuptoni që nuk shpenzon shumë kohë, ose nuk bën përpjekje për t’u shoqëruar. Nuk është mirë të ulesh në shtëpi, duke pritur që Zotëria i duhur ose Zonja e duhur të vijë në derë; duhet të lëvizni. Nëse keni bërë gjithçka për t’u shoqëruar, por nuk keni takuar ende ndonjë? Epo, ndoshta është koha për të provuar diçka krejtësisht të ndryshme. Mos harroni: nëse vazhdoni të bëni të njëjtën gjë, gjithmonë do të merrni të njëjtat rezultate.

7. Për ata që po përjetojnë një ndarje të dhimbshme

Në çfarë pike jeni bllokuar? Identifikoni se ku jeni në procesin e “zisë”. Po, është një proces, një proces që çon në shërim. Pesë fazat janë: mohimi, zemërimi, bisedimet, depresioni dhe pranimi. Është normale të shkosh para dhe pas, mespërmes këtyre ndjenjave, por është e lehtë të qëndrosh i mbyllur në një nga katër fazat e para. Gjeni se ku jeni, kështu që ju e dini ku të përqendroheni. Shkruani se çfarë shkoi keq në raportin tuaj. Cilat ishin “krimet e luftës”? Rilexoni. A doni me të vërtetë të jeni me dikë që ka vepruar kështu? Pastaj, analizoni rolin tuaj në fundin e raportit. A silleni keq? Ndoshta keni qenë të dhënë pas gjërave të pakuptimta dhe keni pasur një sjellje të pamend, pavarësisht aftësisë tuaj për t’u sjellë më me ndjeshmëri? Merrni pak kohë për të analizuar se çfarë ka shkuar gabim, sepse kjo mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë kërkoni nga partneri juaj ideal, çfarë është e mirë dhe çfarë nuk bën për ju në një marrëdhënie, si dhe për të mësuar nga çdo gabim. / HuffPost – Bota.al

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *