Home»Bota»Papa Françesku: Historia do i gjykojë ata që mohojnë ndryshimet klimatike

Papa Françesku: Historia do i gjykojë ata që mohojnë ndryshimet klimatike

Papa Françesku tha sot se “historia do t’i gjykojë” ata që refuzojnë të pranojnë shkencën e ndryshimeve klimatike.

“Nëse dikush dyshon se ndryshimi i klimës është i vërtetë, duhet të pyesë shkencëtarët”, u tha ai gazetarëve në aeroplan papnor. “Këto nuk janë mendime të bëra në fluturim e sipër. Ato janë shumë të qarta. Pastaj secili person mund të vendosë dhe historia do të gjykojë vendimet që merren”.

Ai shtoi se si politikanët ashtu edhe qytetarët privatë kanë një “përgjegjësi morale” për të vepruar.

Papa është një mbështetës i fortë i marrëveshjes së klimës të Parisit, një zotim nga pothuajse 200 vende për të reduktuar emetimet e lidhura me ndryshimet klimatike. Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja në qershor.

Papa Françesku gjithashtu tha se shpresonte që Trump do të rishqyrtojë vendimin e tij për t’i dhënë fund DACA-s, një politikë që u jepte disa të drejta të rinjve imigrantë pa dokumenta. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *