Home»Lifestyle»“Nuk ishte fëmija yt”

“Nuk ishte fëmija yt”

Ishin dy fiset ndërluftuese në Ande, një që jetonte në fushë dhe tjetri në male. Njerëzit e malit pushtuan ata të fushës një ditë, dhe si pjesë e plaçkitjes, ata rrëmbyen një fëmijë të një prej familjeve të ulëta dhe e morën me vete në mal.

Fusharakët nuk dinin si të ngjiteshin në mal. Ata nuk njihnin asnjë nga shtigjet që përdornin njerëzit malësorët dhe nuk dinin se ku mund t’i gjenin vetë malësorët, apo t’i gjurmonin në terrenin e pjerrët.

Megjithatë, ata dërguan luftëtarët e tyre më të mirë, për t’u ngjitur në mal dhe për ta sjellë vogëlushin në shtëpi.

Burrat u përpoqën me një metodë të parë të ngjitjes dhe pastaj një tjetër. Ata u përpoqën me një shteg, dhe pastaj një tjetër. Pas disa ditësh përpjekje, megjithatë, ata ishin ngjitur vetëm disa qindra metra.

Të ndjerë të pashpresë e pa fuqi, fusharakët vendosën që kauza e tyre ishte e humbur dhe ata u bënë gati të rikthehen poshtë në fshat.

Ndërsa ata po bënin gati plaçkat, panë nënën e foshnjës që po vinte drejt tyre. Ata e kuptuan se ajo po zbriste nga po ai mal, që ata kishin vrarë mendjen e nuk kishin gjetur dot si të ngjiteshin.

Pastaj panë se ajo e kishte foshnjën të varur në shpinë. Si mund të kish ndodhur?

Një burrë e përshëndeti dhe i tha: “Ne nuk mundëm të ngjithemi në mal, si e bëre ti kur ne, burrat më të fortë dhe më të aftë në fshat, nuk mundëm ta bënim?”

Ajo ngriti supet dhe tha: “Nuk ishte fëmija yt”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *