Home»Magazine»Mendimet e këtyre filozofëve do ju bëjnë të ndiheni më mirë. Fjalë të një eksperti të fushës

Mendimet e këtyre filozofëve do ju bëjnë të ndiheni më mirë. Fjalë të një eksperti të fushës

“Edhe në fronin më të lartë në botë, ne sërish qëndrojmë ulur mbi bythën tonë”, thoshte Michel de Montaigne. “Do të çmendeni, nëse do të prisni lumturi nga një marrëdhënie”, shoshte Arthur Schopenhaueri. Dhe i papërsëritshmi Nietszche: “Ajo që nuk të vret, të bën të fortë” …

Ne jemi aq shumë të shqetësuar për suksesin, thotë filozofi popullor Alain de Bottonnjë nga zërat më të ndjekur të TED Talks. Ai sugjeron që shumë nga vlerat tona moderne – si ndjenja jonë e shanseve të pafundme dhe rritjes së vazhdueshme – në të vërtetë mund të na bëjnë të stresohemi shumë, për performancën tonë. Por e kundërta mund të jetë gjithashtu e vërtetë, thotë de Botton. Për TED, ai ka renditur këtë listë leximesh të filozofëve pesimistë, që kanë frymëzuar mendimin e tij rreth pozitivitetit.

1. Esetë e plota

Michel de Montaigne

“Montaigne pëlqen të theksojë se filozofët nuk dinë gjithçka dhe se do të ishin shumë më të mençur, nëse do të qeshnin me veten e tyre pak më shumë. Ai gjithashtu shkruan në një mënyrë personale dhe shpesh shumë të sinqertë, projektuar për të tronditur krenarët. “Mbretërit dhe filozofët bëjnë nevojë, kështu bëjnë edhe zonjat”, thotë ai. “Edhe në fronin më të lartë në botë, ne sërish qëndrojmë ulur mbi bythën tonë”.

2. Letra nga një stoik

Lucius Annaeus Seneca

“Seneca i përkiste shkollës stoike të filozofisë, e cila kish si qëllim të mësonte se si t’i përgjigjeni me qetësi katastrofave. Kemi prirje të imagjinojmë se për të mbushur njerëzit me gëzim, duhet t’u themi gjëra të lumtura. Por Seneca thotë gjërat më të trishtuara – dhe çuditërisht, ai është shumë ngushëllues. “Çfarë nevoje ka që të qani për pjesë të jetës?”, pyet ai. “E gjitha kjo kërkon lotë”.

3. Ese dhe aforizma

Arthur Schopenhauer

“Schopenhauer është një tjetër pesimist i madh që ju bën të ndiheni më të lumtur. Ai bën disa analiza të shkëlqyera përse punët e dashurisë tentojnë të shkojnë keq (ai është i përsosur për të lexuar situatën pas një ndarjeje). Ideja e tij e përgjithshme është që ju do të çmendeni, nëse do të prisni lumturi nga një marrëdhënie”.

4. Perëndimi i idhujve

Friedrich Nietzsche

“Një filozof shumë i keqkuptuar, shihej shpesh si i marrë, por në të vërtetë shumë i mençur dhe i arsyeshëm. Ai na tregon gjëra të këndshme për nevojën për të luftuar në jetë. Pa dhimbje, nuk ka shpërblim, thotë ai. “Ajo që nuk të vret, të bën të fortë”.

5. Veprat e përmbledhura të Epikurit

Epikuri

“Epikuri ishte filozofi i parë që tha se kënaqësia është gjëja më e rëndësishme në jetë. Njerëzit e morën sikur bëhej fjalë për kënaqësinë sensuale, dhe fjala ‘epikurian’ ka qenë e lidhur me lakminë, që nga ajo kohë. Por lexoni Epikurin e vërtetë dhe do të shihni se ideja e tij për kënaqësinë ishte aspak materiale; në të vërtetë, kishte të bënte me një grup miqsh të mirë dhe leximin e librave së bashku në natyrë”.

6. Ditët e fundit të Sokratit

Platoni

“Platon rrëfen ditët e fundit të mësuesit të tij Sokratit, i cili u detyrua të pijë helm nga populli i Athinës. Është një rrëfim që bën lotët të rrjedhin rrëke, pasi Sokrati dëfryes dhe i mençur vritet nga bashkëkohësit e tij injorantë. Është gjithashtu një mësim se si të qëndroni fort për atë që besoni, si dhe frymëzim për këdo që i del kundër vullnetit të shumicës”. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *