Home»Udhetim & Turizem»Lista: Zbulohen qytetet më të mira të botës. Mes tyre, edhe Ohri

Lista: Zbulohen qytetet më të mira të botës. Mes tyre, edhe Ohri

Bordoja është zgjedhur qyteti më i mirë në botë, sipas listës së qyteteve më të mirë të Lonely Planet, në Travel 2017.

Lonely Planet theksoi përvojën e bukur të vizitorëve në qytetin francez të verës, Cité du Vin, revolucionin “gastronomik” të tij dhe linjën e hekurudhës me shpejtësi të lartë si arsye për të cilat i ishte dhënë titulli.

I dyti në listë ishte Kejp Taun, në sajë të atraksioneve të reja kulturore si Muzeu Zeitz i Artit Bashkëkohor Afrikë, ndërsa në vendin e tretë ishte Los Angeles, i cili ka pësuar një zgjerim të metrosë dhe ka pothuajse 50 hotele të reja në ndërtim.

10 qytetet më të mira, sipas “Lonely Planet’s Best in Travel 2017” janë:

1. Bordo, Francë

2. Kejp Taun, Afrika e Jugut

3. Los Anxheles, SHBA

4. Merida, Meksikë

5. Ohri, Maqedoni

6. Pistoia, Itali

7. Seuli, Korenë e Jugut

8. Lisbona, Portugali

9. Moska, Rusi

10. Portland (Oregon), SHBA.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *