Home»Bota»Lajmet e mediave botërore sot, 7 shtator 2017

Lajmet e mediave botërore sot, 7 shtator 2017

Uragani Irma goditi ishujt e Karaibeve, radha e Floridës. Pas Harveyt, Uragani Irma ka vazhduar të bëjë “kërdinë” ndaj gjithçkaje që ka gjetur rrugës, teksa ka shkatërruar edhe një aeroport. Uragani sipas autoriteteve tashmë është drejtuar për në Florida. Në Ishullin e Barbudës, Irma shkatërroi praktikisht çdo ndërtesë. (Time)

Ishujt e vegjël të goditur nga Irma janë në telashe dhe po luten për ndihmë. Kur uragani më i keq i emërtuar Irma goditi Antiguan dhe Barbudan herët të mërkurën, Kryeministri Gaston Broune u shpreh se asnjë vend tjetër në Karaibe nuk do të ishte aq i përgatitur sa ata. “Problemi me këtë deklaratë, siç e pranoi më vonë, është se Barbuda tashmë zor se është e banueshme. (The Washington Post)

15 shtete amerikane do të padisin Trumpin. Pesëmbëdhjetë shtete dhe Distrikti i Kolumbisë kanë ngritur padi të mërkurën për të bllokuar planin e presidentit Donald Trump, për t’i dhënë fund një programi që mbron emigrantët e rinj nga dëbimi – një akt që avokati i shtetit i Uashingtonit e quajti “një kohë e zezë për vendin tonë”. (Time)

Papa Françesku nis një vizitë në Kolumbi, e para nga një Papë në 31 vjet. Ai u prit nga Presidenti Juan Manual Santos dhe gruaja e tij, së bashku me një ceremoni mirëseardhje nga dhjetëra fëmijë dhe kërcimtarë. (Euroneës)

Donald Trump: Kina të bëjë më shumë për krizën me Korenë e Veriut. Presidenti i SHBA, Donald Trump, i ka bërë thirrje Kinës, aleatit më të madh të Koresë së Veriut, të bëjë më shumë për të frenuar në fqinjin e saj. Trump dhe homologu i tij kinez biseduan në telefon të mërkurën (6 shtator). Presidenti Xi Jingping tha se çështja bërthamore duhet të zgjidhet përmes “dialogut dhe konsultimit”.

Katalonja sfidon Madridin. Parlamenti i Katalonjës ka votuar për të mbajtur një referendum për pavarësinë më 1 tetor, në kundërshtim me qeverinë qendrore të Spanjës. Presidenti i rajonit dhe anëtarët e kabinetit firmosën ligjin lokal pothuajse menjëherë. (Euroneës)

Shqetësime për sigurinë e flotës amerikane të Paqësorit. Një organizatë qeveritare është duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe gatishmërinë e anijeve të SHBA në zonën e Paqësorit, pas një serie aksidentesh që kanë sjellë edhe viktima mes marinarëve amerikanë. (CNN)

Facebook thotë se u ka shitur reklama troll-eve ruse. Facebook ka thënë para një komisioni të Kongresit të SHBA dje se i ka shitur reklama një fondi rus gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, reklama politike të cilat janë përdorur për të shënjestruar votuesit amerikanë. (CNN)

Fibra plastike të pranishme në ujin e pijshëm, kudo në botë. Një studim i ri thotë se ka zbuluar praninë e fibrave plastike në ujin e pijshëm në shumë vende të botës, gjë që ka shtuar edhe një herë shqetësimet për këtë fenomen. (Deutsche Welle)

Shpërthimet diellore, një re e madhe gazi Ion po vjen drejt Tokës? Dielli ka patur një shpërthim të fortë dje dhe tashmë një re e madhe gazi Ion është duke ardhur ndoshta drejt planetit tonë, sipas shkencëtarëve të NASA-s. (Deutsche Welle) / Përgatiti: Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *