Home»Horizonti.al»Mistere»Kulla e kafkave: Monumenti i tmerrshëm i rebelëve serbë

Kulla e kafkave: Monumenti i tmerrshëm i rebelëve serbë

E gjendur në qytetin e Nishit të Serbisë, në rrugën e vjetër të Kostandinopojës që çon në Sofje, Kulla e Kafkave (Ćele-kula) është një kullë e përbërë kryesisht nga kafka njerëzore.

Ajo u ndërtua nga një ushtri pushtuese turke në shekullin e 19 duke përdorur kafkat e rebelëve serbë.

Kulla qëndronte si një paralajmërim, për t’i kujtuar popullit serb se çfarë ndodh me ata që i rezistojnë Perandorisë Osmane. Është një monument i aftësitë mizore të racës njerëzore.

Gjatë kohës së Perandorisë Osmane, forcat turke dihej se krijonin struktura në formë kullash nga kafkat e armiqve të tyre, në mënyrë që të mbillnin terror midis kundërshtarëve të tyre.

Kjo praktikë e lashtë u adoptua dhe u ushqye në disa kultura dhe u bë e njohur në histori.

Qyteti ishte i kontrolluar nga Perandoria Osmane, por serbët donin të ktheheshin tokën e tyre, kështu që filloi një lëvizje e fuqishme e rezistencës.

Kulla e kafkave u ndërtua pas betejës që u zhvillua në kodrën Cegar (Beteja e Çegarit) në vitin 1809.

Në betejën që u zhvillua gjatë Kryengritjes së Parë Serbe, rreth 3,000 serbë, të udhëhequr nga komandanti Stevan Sinđeliç, u sulmuan nga një forcë e madhe turke në kodën e Çegarit, pranë Nishit.

Duke ditur se ai dhe njerëzit e tij do të rrezikonin të vareshin në hunj nëse kapeshin, Sinđeliç i vuri flakën depos së barutit duke vrarë veten dhe të gjithë kryengritësit serbë, bashkë me ushtarët turq që ishin aty pranë.

Më pas, Hurshid Pasha, gjenerali turk, urdhëroi që kokat e viktimave serbe të mblidheshin, të rripeshin dhe kafka e tyre të përdorej si material për ndërtimin e kullës, që do të ishte një paralajmërim për gjeneratat e ardhshme që synonin të revoltoheshin kundër Perandorisë Osmane.

Kulla është 3 metra e lartë dhe në fillim përmbante 952 kafka të ngulitura në të katër anët, në katërmbëdhjetë rreshta, me 17 kafka në çdo rresht, në çdo anë të kullës.

Kafka e komandantit rebel u vendos në krye. / Bota.al

2 Comments

  1. Dan Kosumi
    26/02/2018 at 9:39 pm — Reply

    Para se të shkruhet per nje beteje, prijes apo ngjarje, per territoret shqiptare të Nishit, Leskovcit, Prokupit, Pllanes, Vrajes, eshte mirė ta konsultini historinë!
    Këto janë toka shqiptare, prijesit shqiptarë, monumentet, kryengritjet … gjithqka!
    Shqipetarët autoktonë në ato qytete ishin qe nga koha Ilire, aty i gjeti perandoria osmane;
    Në “Regjistrimin turk të vitit 1455. Pra edhe pse kjo trevë qe nga parahistoria ishte e banuar me fise ilire, autorë të ndryshëm serbë përpiqen që shqiptarët t’i nxjerrin si kolonizues të tokave serbe. Sipas Jovan Cvijiqi-t, Dushan Popoviqit, Luba Stojanoviqit, Vlladimir Stojanoviqit, Anastasije Urosheviqit e shumë të tjerëve, familjet shqiptare si kolonizues kanë depërtuar deri në Toplicë, Leskoc, Vrajë e gjetiu pas “ Dyndjes së madhe serbe” të vitit 1690. Sipas burime arkivore, por edhe sipas një burimi serb deri në mes të shek.XIX vetëm në rrethinë të Leskocit dhe të Prokuples ishin më se 300 fshatra shqiptare, kurse deri në vitin 1877 vetëm në rrethinë të Pustarekës dhe të Jabllanicës ishin 1539 shtëpi shqiptare.

    Pra, etimologjia serbe nuk thot asgje për kryekomnantin SHTJEFËN GJELI duke e pervetesuar ne Stefan Sindjelić, në arhivat serbe egzostin nje e thene nga kronikat e kohes, pas rënjes në beteje dhe vendosjes se kafkes se tij në balle te 952 kafkave te kryengritesve tjere, e veja e Gjelit betohet, do rrij nje jete te tere pa burre, deri sa nuk martohet per nje trim Arbanas (Arbëror)!
    Pra kulla e kafkave, eshte e pervetesuar si edhe te gjitha faltiret, kishat e manastiret tona në serbi e kosovë!

  2. Dan Kosumi
    26/02/2018 at 9:59 pm — Reply

    Para se të shkruhet per nje beteje, prijes apo ngjarje, per ish territoret shqiptare të Nishit, Leskovcit, Prokupit, Pllanes, Vrajes … etj. sepse janë shumë, eshte mirė ta konsultoni historinë!
    Këto janë toka shqiptare, prijesit shqiptarë, monumentet, kryengritjet … gjithqka!
    Shqipetarët autoktonë në ato qytete ishin qe nga koha Ilire, aty i gjeti perandoria osmane;
    Në “Regjistrimin turk të vitit 1455. Pra edhe pse kjo trevë qe nga parahistoria ishte e banuar me fise ilire, autorë të ndryshëm serbë përpiqen që shqiptarët t’i nxjerrin si kolonizues të tokave serbe. Sipas Jovan Cvijiqi-t, Dushan Popoviqit, Luba Stojanoviqit, Vlladimir Stojanoviqit, Anastasije Urosheviqit e shumë të tjerëve, familjet shqiptare si kolonizues kanë depërtuar deri në Toplicë, Leskoc, Vrajë e gjetiu pas “ Dyndjes së madhe serbe” të vitit 1690. Sipas burime arkivore, por edhe sipas një burimi serb deri në mes të shek.XIX vetëm në rrethinë të Leskocit dhe të Prokuples ishin më se 300 fshatra shqiptare, kurse deri në vitin 1877 vetëm në rrethinë të Pustarekës dhe të Jabllanicës ishin 1539 shtëpi shqiptare.

    Pra, etimologjia serbe nuk thot asgje për emrat, emertimet e qyteteve, per kryekomandantin e kryengritjes së Çegarit, të vititi 1809, SHTJEFËN GJELI, duke e pervetesuar ne Stefan Sindjelić, në arhivat serbe egziston nje e thene nga kronikat e kohes, pas rënjes në beteje dhe vendosjes se kafkes se tij në balle te 952 kafkave te kryengritesve tjere, e veja e Gjelit betohet, „do rrij nje jete te tere pa burre, deri sa nuk martohet per nje trim Arbanas (Arbëror)“!
    Pra kulla e kafkave, eshte e pervetesuar si edhe te gjitha faltoret, kishat e manastiret tona në serbi e Kosovë!

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *