Home»Galeri»Foto»Këto lamtumira në kohë lufte ta copëtojnë zemrën

Këto lamtumira në kohë lufte ta copëtojnë zemrën

T’i thuash mirupafshim njeriut të dashur, është e vështirë edhe në kohët më të mira, por të thuash lamtumirë kur dikush duhet të shkojë të luftojë në luftë, kjo mund të jetë pothuaj e pamundur. Megjithatë, shumë njerëz e kanë bërë në të kaluarën, dhe me siguri shumë njerëz do ta bëjnë përsëri në të ardhmen.

Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore, si dhe çdo luftë para dhe pas tyre, panë çifte të panumërt që i jepnin puthje njëri-tjetrit, pa e ditur nëse do të shiheshin përsëri. Çdo puthje mund të ketë qenë e fundit.

Shumë imazhe që shihni sot, të ushtarëve që puthin të dashurat e tyre para se të niseshin për në luftë vijnë nga Numri Special i Shën Valentinit i revistës LIFE (1944). Revista botoi fotografi të çifteve që përqafoheshin në stacionin e Pensilvanisë në Nju Jork në vitin 1943. Teksti shoqërues ishte:

“Ata qëndrojnë para portave që çojnë tek trenat, të zhytur në krahët e njëri-tjetrit, nuk e vrasin mendjen se kush po i sheh, apo çfarë mendojnë. Secila lamtumirë është një dramë e plotë në vetvete…”.

Më poshtë një seri fotografish të lamtumirave në kohë lufte, me pamje që ta copëtojnë zemrën. / Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *